Trendy

“Shkoi për ta hequr dhëmbin, vdiq pasi i dhanë ineksionin”, gjithçka që dihet për vdekjen e Leonora Shalës

Para 1 vit

Në gusht të vitit të kaluar Leonora Shala mori rrugën nga Italia për në Kosovë.

Ajo së bashku me bashkëshortin dhe katër fëmijët e tyre kishin planifikuar që pushimet t’i përfundonin me datë 24 të atij muaji.

Pra, ashtu siç kishin ardhur e kishin ndërmend edhe te ktheheshin. Të gjithë së bashku.

Njashtu edhe ndodhi. Familja u kthye për ta vazhduar jetën në Itali, por pa Leonorën.

Trupi i saj mbeti i varrosur në tokën e Kosovës.

Ajo vdiq në ditën e 22-të të gushtit.

Sipas familjarëve të saj, në po të njëjtën ditë e ndjera kishte dhimbje dhëmbi. Ndaj, i ishte drejtuar një ordinance private në Malishevë për të kërkuar tretman mjekësorë.

Stomatologu i ordinancës “Flori Med”, Xhavit Karaxha kishte filluar ndërhyrjen. Pas kontrolles i kishte dhënë një ineksion. Si pasoj e të cilit dyshohet se gjendja e Shalës ishte komplikuar.

Rrugës për në QKUK, sipas familjarëve ajo kishte ndërruar jetë.

Më të ndodhur kjo Policia kishte arrestuar stomatologun së bashku me motrën e tij, që punonim bashkë.

Ngjarja u bë edhe më tronditëse kur u kuptua së ajo klinikë dentare shfrytëzohej edhe për raste gjinekologjike.

Motra e Xhavitit u lirua nga paraburgimi, ndërkaq ai u mbajt deri pas mesit të tetorit.

Gjykata Speciale e kishte vendosur. Në arsyetim thuhej se “Gjykata e Apelit nuk kishte ofruar prova të mjaftueshme se i njëjti duhej të mbahej në paraburgim”.

Akoma nuk është caktuar ndonjë seancë gjyqsore.

Ndërkaq në këtë qendra stomatologjike është ndaluar puna nga Inspektoriati Shëndetësorë.

Në vijim mund të ndiqni videon e realizuar nga gazetarja Dijellza Preniqi, në lidhje me temën.

Trending