Trendy

“Shpejtësi sa për ta fluturuar Golf-in!” – 52-vjeçari nga Toplica kapet me 157 km/h në Gostivar-Tetovë, përfundon në pranga!

Para 4 muaj

Një 52-vjeçar nga Toplica, me inicialet B. Sh., është arrestuar më 29 qershor 2025, rreth orës 15:50, pasi u kap duke ngarë veturën e tij Volkswagen Golf me 157 km/h në rrugën Gostivar-Tetovë, ku kufiri i lejuar ishte vetëm 80 km/h.

Aksioni u ndërmor nga policia rrugore e Tetovës, ndërsa ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal për drejtim të pakujdesshëm të automjetit, në bazë të nenit 297-a të Kodit Penal.

Policia thekson se shkelje të tilla serioze nuk do të tolerohen, pasi përbëjnë rrezik të drejtpërdrejtë për jetën e pjesëmarrësve në trafik. Kontrollet me radarë do të vijojnë me intensitet të shtuar.

Trending