Shqiperi

Shqipëria bllokon TikTok-un në shkolla

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

December 21, 2024, 03:12

Autoritetet në Shqipëri e kanë vendosur ta bllokojnë qasjen në platformën sociale, TikTok, për një vit të tërë nga janar, pas vrasjes së një nxënësi 14-vjeçar muajin e kaluar në Tiranë.

Vendimi do të hyjë në fuqi më 1 janari 2025, tha kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Ministrja e Arsimit e Shqipërisë, Ogerta Manastirliu, e bëri të ditur vendimin duke folur gjatë një takimi përmbyllës të këshillimit kombëtar me mësuesit e prindërit për masat ndaj TikTok-ut dhe sigurinë e fëmijëve.

“Për rritjen e sigurisë fizike dhe digjitale në shkolla dhe ndikimin që sjellin rrjetet sociale dhe angazhimi i fëmijëve, ne kemi vendosur bllokimin e TikTok-ut”, tha ajo.

Rama tha gjatë takimit me mësues dhe prindër, tha se qasja në TikTok do të jetë e bllokuar tërë vitin 2025.

“Kemi bërë hulumtime dhe do të na duhen 6-8 javë duke filluar nga fillimi i janarit dhe për 1 vit plotësisht për të gjithë. TikTok në Republikën e Shqipërisë nuk do ketë. Gjatë atij viti do shohim si do veprojnë vendet, çfarë do nxjerrë teknologjia për filtra dhe si do reagojë vetë TikTok”, tha Rama.

Shqipëria u trondit më 18 kur Martin Cani, nxënës i shkollës 9-vjeçare “Fan Noli”, u vra me thikë nga bashkëmoshatari i vet në qendër të Tiranës.

Pas vrasjes së tij qarkulluan video në TikTok, ku të mitur shpreheshin pro vrasjes.

Gjithashtu, pas vrasjes së tij u publikua fotografia e autorit, i cili u arrestua, që tregonte plagën që kishte marrë në dorë dhe ai u shfaq duke ngritur grushtin lart.

Fotografinë ai ua kishte dërguar një grupi shokësh në platformën sociale Snapchat. Disa ditë para krimit, ai kishte postuar po në këtë rrjet social një tjetër foto me një thikë në dorë.

Vrasja nxiti protesta në kryeqytetin shqiptarë për të kërkuar më shumë siguri për nxënësit dhe fëmijët.

Disa ditë më vonë, Qeveria e Shqipërisë i nxori për diskutim dy propozime që synojnë të frenojnë ndikimin e rrjeteve sociale, TikTok dhe Snapchat, te fëmijët.

Manastirliu tha se mbi 90% e prindërve duan mbylljen ose kufizim e TikTok-ut.

Manastirliu shtoi të shtunën se vendimi u mor bazuar në një paketë masash për të cilat po punojnë Autoriteti Kombëtar i Sigurisë Kibernetike dhe Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit.

Masat përfshijnë dyfishimin e numrit të oficerëve të sigurisë në shkolla brenda dy vitesh, vendosjen e rregullave të reja dhe masave shtesë për sistemin e monitorimit të telefonave celularë gjatë orëve mësimore, forcimi i mekanizmave të referimit proaktiv dhe sinjalizimit të hershëm për rastet e dhunës dhe bullizmit si dhe bullizmit kibernetik, përmes përdorimit të platformave online në referimin e incidenteve në shkolla dhe jashtë tyre, tha ministrja.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive
IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!

Më shumë nga kategoria

IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!
IMG_7738
Lamine Yamal merr çmimin “Golden Boy”
IMG_7415
Cana flet për përleshjen me tifozin serb: Ma kishte kafshuar gishtin, gati sa nuk ma këputi
IMG_1133
LD ndez motorët për krijimin e një dege të fuqishme në Tetovë
IMG_1121
Deri të premten mot i ftohtë me reshje të përkohshme të borës, gjatë fundjavës rritje e temperaturave të ditës
IMG_1119
Provo të vozitësh pa hyrë në ndonjë gropë/ Rruga në Shkup, pranë QT “East Gate” e dëmtuar rëndë
IMG_1118
Pista patinazhi në rrugët e Strugës
IMG_1117
RMV, nesër përfundon masa “Shporta e Vitit të Ri”
IMG_1114
Gashi për interpelancën ndaj Ilire Dautit: Nuk ka efekte juridike