Një rast i pazakontë në Kodrën e Diellit ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale, pasi një shtyllë elektrike kalon përmes çatisë së një shtëpie dhe vazhdon deri në një dhomë të objektit, shkruan Skopje1.mk, përcjell tetova1
Gazetarja Meri Jordanovska ka publikuar një fotografi në Facebook, duke e komentuar rastin me ironi dhe duke vënë në pikëpyetje mënyrën se si po ndërtohen objektet.
Në postimin e saj, ajo ka shkruar:
„O njeri, ka shtyllë këtu, ku do të ndërtosh?“
Më pas, me ironi, vijon përgjigjja:
„Çfarë ke, do ta lyej, në dhomën e gjumit më përshtatet shumë me mobiliet.“
Jordanovska e ka komentuar më tej rastin me një ton sarkastik, duke e cilësuar si një shembull të „zgjidhjeve unike arkitekturore“.
„Këto janë ato zgjidhjet dhe mendjet e jashtëzakonshme, unike arkitekturore, për shkak të të cilave 200 herë në ditë do të pyesësh veten: pse dreqin linda këtu“, ka shkruar gazetarja./tetova1.mk












