Trendy

Ska lista deputetësh, ja për çfarë u mblodh BDI sonte

Para 1 vit

Bashkimi Demokratik për Integrim sonte ka mbajtur në Reçicë të Vogël një takim ku në shumë mediume u aludua se do të dalin listat e deputetëve të “Frontit Evropian”.

Por, siç mëson Tetova1 në këtë takim as që është diskutuar për listat e deputetëve por janë bërë kordinime në lidhje me aktivitetet e para të fushatës.

BDI me “Frontin Europian” e nisin fushatën nga Gostivari prej ku vjen edhe kundërkandidati i Bujar Osmanit për president.

BDI ka paralajmëruar tubim në sallën e sporteve “Rinia” në Gostivar ku pritet të bëhen publike edhe listat e deputetëve të “Frontit Europian”.

Trending