Trendy

Skandal në Novi Pazar: Polici serb ngacmon studentet dhe kërcënon gazetaren me mbulesë

Para 6 muaj

Gjatë raportimit nga një tubim publik në qytetin e Pazarit të Ri (Novi Pazar) në Sanxhak, një oficer serb i policisë pa shenjë të dukshme të emrit u hodhi komente të papërshtatshme studenteve që ndodheshin në rreshtat e parë, raporton portali Takt.info.

Sipas këtij mediumi, pasi redaktorja e portalit, Nusreta Brunçeviq, e pyeti policin që të prezantohej, ai refuzoi, duke treguar vetëm emrin e tij. Më pas iu drejtua asaj drejtpërdrejt me fjalët se ishte “e parëndësishme” dhe shtoi: “Do të shihemi”. Në pyetjen shtesë nëse me të vërtetë e kishte thënë këtë, polici, me ton përqeshës dhe duke qeshur, e konfirmoi, transmeton INA.

Sipas portalit, vetëm pas denoncimit te komandanti, polici është larguar nga vendi i ngjarjes, por shumë shpejt ishte rikthyer në vendin e ngjarjes, edhe pse komandanti ishte i informuar për sjelljen e tij.

“Ne e konsiderojmë një sjellje të tillë të policëve si formë frikësimi dhe presioni ndaj gazetarëve, si dhe si një rrezik të drejtpërdrejtë për lirinë e medias dhe të drejtën e publikut për t’u informuar”, thuhet në deklaratën e redaksisë së Takt.info.

Gjithashtu u shtua se redaksia për këtë rast tashmë ka njoftuar shoqatat përkatëse të gazetarëve dhe rrjetet për mbrojtjen e tyre, të cilat do ta çojnë më tej procesin para institucioneve kompetente.

Trending