Maqedoni

Sot, më së nxehti – temperatura deri në 40 gradë Celsius

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

June 12, 2024, 09:06

Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë dhe me vranësira të vogla. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa në disa vende e përforcuar nga drejtimi jugperëndimor. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 13 deri në 20, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 31 deri në 40 gradë Celsius.

Në Shkup, siç kumton DPHM-ja, moti do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë vranësira të vogla. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi jugperëndimor, ndërsa pasdite në pjesë të luginës do të fryjë erë mesatare, herë pas here e përforcuar nga drejtimi jugperëndimor.

Temperatura minimale do të zbresë deri në 17 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 37 gradë Celsius.

Sipas DPHM-së, moti me diell dhe shumë i nxehtë do të vazhdojë deri të enjten, sidomos sot kur temperatura ditore do të arrijë deri në 40 gradë. Të enjten kah fundi i ditës do të ketë kushte për reshje lokale shiu dhe bubullima të rralla. Ndryshimi i madh i motit me reshje lokale të rrëmbyeshme, bubullima dhe rënie të ndjeshme të temperaturës pritet të premten. Në ditët e fundjavës do të mbajë mot stabil me rritje të lehtë të temperaturës ditore.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje
IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive

Më shumë nga kategoria

IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive
IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!
IMG_7738
Lamine Yamal merr çmimin “Golden Boy”
IMG_7415
Cana flet për përleshjen me tifozin serb: Ma kishte kafshuar gishtin, gati sa nuk ma këputi
IMG_7143
Shorti, Shqipëria rigjen Anglinë dhe sfidon Serbinë pas 10 vitesh
IMG_1439
Lëvizja BESA konsolidoi degën në Dibër
IMG_1433
Regjistrohen dy raste me kollën e keqe në shtatë ditët e fundit në Maqedoni
IMG_1430
Vidhen byrekë dhe para nga një byrektore – policia është në kërkim të hajdutit
IMG_1424
Komuna e Tetovës prezenton një copëz arti nga Tetova në Tiranë para presidentit Bajram Begaj
IMG_3029
Në Bellovisht të Gostivarit 43-vjeçari gjendet i vdekur në shtëpinë e tij
IMG_1412
OBSH: Synohet hyrja e 500-600 kamionëve me ndihma çdo ditë në Gaza kur armëpushimi të hyjë në fuqi