Trendy

Sukses historik në shëndetësinë e Maqedonisë, roboti operon pacientin me kancer

Para 3 orë

Në Qendrën Klinike „Nënë Tereza“ pranë Fakultetit të Mjekësisë në kuadër të Universitetit „Shën Kirili dhe Metodi“ në Shkup, është pranuar dhe vendosur sistemi demo kirurgjik robotik EdGe Medical, me të cilin me sukses është kryer operacioni i parë urologjik i asistuar nga roboti në Maqedoni, ndarse sipas informacioneve të disponueshme, edhe i pari i këtij lloji në rajonin më të gjerë.

​Bëhet fjalë për një operacion urologjik te një pacient me kancer në prostatë, i realizuar met aplikimin e teknologjisë robotike më bashkëkohore dhe me një qasje kirurgjike minimale invazive.

​Me këtë ndërhyrje, shëndetësia shtetërore maqedonase bën një hap historik përpara në zhvillimin e kirurgjisë robotike minimale invazive, duke hapur mundësi të reja për trajtim modern.

​Ky sukses i detyrohet gatishmërisë së shëndetësisë shtetërore për të investuar në edukimin e vazhdueshëm të kuadrit profesional dhe në pajisjet përkatëse më të rritura nëpër Klinika, duke krijuar kështu kushte për zhvillimin dhe implementimin e metodave dhe teknologjive kirurgjike më bashkëkohore.

​Operacioni u krye nga ekipi i Klinikës së Urologjisë, i udhëhequr nga Dr. Viktor Stankov, bashkëpunëtor shkencor dhe specialist urolog. Gjatë ndërhyrjes u përdor sistemi kirurgjik robotik EdGe Medical, duke aplikuar metodën Single Site, përkatësisht qasjen kirurgjike përmes një hapjeje të vetme.

​Kjo qasje mundëson precizitet më të madh gjatë ndërhyrjes, më hapësirë për traumë më të vogël për pacientin, dhimbje të reduktuara pas operacionit dhe shërim më të shpejtë. Sipas njohurive të disponueshme, ky është gjithashtu aplikimi i parë i metodës Single Site të këtij lloji në Evropë.

​Përveç në urologji, ky sistem robotik do të ketë mundësi të përdoret edhe në ginekologji si dhe në fusha të tjera kirurgjike në kuadër të shëndetësisë shtetërore.

​Me implementimin e sistemit kirurgjik robotik, shteti ynë, Maqedonia, qëndron krah për krah me vendet e tjera të zhvilluara evropiane, duke hapur mundësi të reja për trajtimin modern të pacientëve në vend.

Trending