Trendy

Sulm i dhunshëm në një objekt hotelerik në Gostivar – dy të arrestuar

Para 9 muaj

Senakos, Gostivar, 7 korrik 2025 – Një 28-vjeçar nga fshati Banjicë e Poshtme ka raportuar në polici se është sulmuar rëndë nga dy persona ndërsa punonte në një objekt hotelerik përgjatë autostradës Gostivar-Kërçovë. Sipas denoncimit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00 të së hënës, ndërsa rreth orës 17:40 policia ka arrestuar dy të dyshuarit: I.Xh. (64) dhe B.Xh. (25), të dy nga fshati Senakos.

Viktima ka përfunduar me lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Qendrën e Emergjencës në Gostivar. Të dy të arrestuarit janë ndaluar dhe ndaj tyre do të ngrihen procedura përkatëse.

Trending