Një incident i rëndë ndodhi mbrëmjen e 27 korrikut 2025 në rrugën “180” në Tetovë.
Rreth orës 23:15, 32-vjeçarja S.T. ka denoncuar në SPB Tetovë se ishte sulmuar fizikisht, së bashku me djalin e saj të mitur 15-vjeçar dhe personin M.S. (46), nga I.Xh. (50), banor i Tetovës.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit të dhunës që ka tronditur lagjen në orët e vona.





