Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi pasditen e sotme se dy persona janë ndaluar në lidhje me sulmin fizik ndaj kryetares së Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, që ndodhi sot në komunën e Çairit.
“Në lidhje me incidentin në të cilin u raportua se Kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska, është sulmuar fizikisht, dy persona janë ndaluar nga policia e SPB Shkup dhe aktualisht ndodhen në stacionin policor për intervista zyrtare”, thuhet në deklaratën e MPB-së.
Arsovska, pas daljes nga spitali ku iu dha ndihma mjekësore, deklaroi për media se është sulmuar fizikisht nga një person, në prani të forcave të policisë.
Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik dhe pritet që institucionet të japin më shumë detaje në orët në vijim.










