Nënkryetari i ASH-Taravari, Nazmi Taipi në Daily Click në TV21 tha se nga anketat që kanë bërë, ka rezultuar se partia e tyre është përbën mbi 50 për qind të VLEN-it, ndërsa sipas tij, 70 për qind e qytetarëve nuk janë të kënaqur me punën e koalicionit shqiptar në qeveri.
“Kemi bërë dy lloje anketash. Kemi parë pozicionin tonë brenda koalicionit qeveritar. Ku anketat kanë treguar se ASH-ja është mbi 50% e koalicionit VLEN dhe anketat tjera kemi parë se si qëndron puna. Kemi matur punën e koalicionit VLEN brenda qeverisë, ku ka dalë se mbi 70% e qytetarëve nuk janë të kënaqur me punën e koalicionit”, tha Taipi në TV21.
Trending