Shqiperi

Tensione në Kuvendin e Shqipërisë, deputeti i PD-së heq rripin e pantallonave për ta goditur Ballën

February 13, 2025, 12:02

Deputetët socialistë dhe opozitarë janë përplasur ashpër të enjten në seancë plenare të Kuvendit të Shqipërisë, për shkak të debateve rreth arrestimit të Kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.

Sherri është përshkallëzuar kur në foltore është afruar Taulant Balla, ku disa deputetë të Partisë Demokratike kanë tentuar ta pengojnë të flasë, duke bërë që të ndërhyjnë efektivët e Gardës së Republikës. Deputeti Petrit Doda madje është parë të heqë edhe rripin e pantallonave duke tentuar të godasë Ballën.

“Juve keni filluar të ndjeni humbjen e 11 majit, humbje që do të jetë më e thella që keni parë ndonjëherë”, u tha Balla demokratëve, duke shkaktuar reagimin e tyre.

Në përgjigje ndaj Ballës, deputeti i PD, Gazment Bardhi, i kërkoi socialistëve të shkarkonin Erion Veliajn. “Shkarkoni Kryetarin e Bashkisë së Tiranës. E kuptoj problemin që ju ka zënë, se ai ka premtuar që do ta marrë edhe kryeministrin e me vete. Por kjo nuk është puna jonë”, tha Bardhi. /A2Cnn

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’
Jeton Beqiri1
Jeton Beqiri: Duhet ta harrojmë këtë humbje, unë jam fajtori më i madh
IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë

Më shumë nga kategoria

IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë
IMG_6981
Interi futet në garë për sulmuesin e Liverpulit, Mohamed Sallah
IMG_6465
Erjona Emini, karateistja tetovare që synon kampionatin shtetëror dhe plasman në garat evropiane dhe ndërkombëtare
IMG_6242
Salah kryeson listën e Këpucës së Artë Evropiane
IMG_9225
“Ne nuk ndjehemi fajtorë, ne jemi heronj, shpëtuam 200 njerëz” – njëri nga të dyshuarit për zjarrin në Koçan
IMG_9223
Tragjedia në Koçan, Gjykata Kushtetuese shtyu seancën përgatitore për Ligjin e Gjuhëve
IMG_9221
Ademi: Në vitin 2024 Ministria e Ekonomisë nuk i ka dhënë licencë diskotekës
IMG_9212
Komuna e Tetovës i bashkohet dhimbjes së familjarëve të viktimave në Koçani
IMG_9209
Toshkovski: Bendi “DNK” i solli mjetet piroteknike në diskotekë
IMG_9206
Jep dorëheqje kryetari i Komunës së Koçanit për arsye morale