Trendy

Tërmet në Maqedoni, ndjehet edhe në Tetovë

Para 1 orë

Sot në orët e hershme të mëngjesit, një tërmet i dobët është regjistruar në pjesën veriperëndimore të vendit, me magnitudë 2.2 shkallë sipas shkallës Rihter.

Sipas të dhënave të European-Mediterranean Seismological Centre (EMSC), tërmeti ka ndodhur në ora 05:21.

Epiqendra është lokalizuar rreth nëntë kilometra në jugperëndim të Tetovës, në një thellësi prej pesë kilometrash.

 

Trending