Më 22.03.2024, në ora 22:40 në autostradën Tetovë – Gostivar, në kryqëzimin për fshatin Zherovjanë Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria S.K.(30) nga fshati Tenovë i Tetovës i cili dyshohet se rreth orës 21:10 në Tetovë e ka futur me forcë A.E.(22) nga Tetova në veturën e tij dhe e ka sulmuar fizikisht.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë një raport përkatës.