Trendy

Tetovë: Arrestohet 50-vjeçari i dënuar me 18 muaj burg

Para 1 javë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se më 08.09.2026, në orën 14:15, në rrugën “180” në Tetovë, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë arrestuar 50-vjeçarin me iniciale F.R. nga Tetova, përcjell tetova1

Ai kërkohej me fletëarrestim në bazë të urdhëresës gjyqësore për vuajtjen e dënimit me burg prej një viti e gjashtë muajsh, për veprën penale të kryer sipas nenit 144, paragrafi 5 (në lidhje me paragrafët 1 dhe 4) të Kodit Penal.

„Më 08.09.2026, në orën 14:15, në rrugën “180” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë arrestuar F.R. (50) nga Tetova. Ai kërkohej me fletëarrestim në bazë të urdhëresës gjyqësore për vuajtjen e dënimit me burg prej një viti e gjashtë muajsh për veprën penale të kryer sipas nenit 144, paragrafi 5 lidhur me paragrafët 1 dhe 4 të Kodit Penal.

Personi është dërguar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu i Tetovës për vuajtjen e dënimit“, përfundojnë nga MPB./tetova1.mk

Trending