Trendy

“Tito vdiqi si mysliman!” – Dëshmi tronditëse nga viti 2003: Brozi ma zgjati dorën, ndërsa unë djersitesha sepse nuk mund ta përballoja atë!

Para 23 minuta

Ish-muftiu i Beogradit, Hamdija Jusufspahiq, në një intervistë të vitit 2003 kishte ndarë kujtime interesante për takimet e tij me ish-presidentin jugosllav Josip Broz Tito, duke e cilësuar atë si “një nga njerëzit më të mëdhenj të lindur në këto hapësira”.

Ai tregoi se e kishte njohur Titon fillimisht si student në Kajro, ndërsa më vonë kishte pasur disa takime me të gjatë viteve të shërbimit të tij fetar dhe diplomatik. Sipas Jusufspahiqit, Tito kishte respekt të madh për botën arabe dhe shpesh i inkurajonte të rinjtë të mësonin gjuhën arabe, duke e quajtur atë “gjuha e së ardhmes”.
Një nga episodet më të veçanta, sipas tij, ndodhi gjatë një pritjeje shtetërore më 29 nëntor të vitit 1968 në Pallatin Federal. Në atë ceremoni, Tito kishte ngritur dolli dhe u kishte ofruar gota përfaqësuesve fetarë. Jusufspahiqi tregoi se kishte refuzuar të merrte gotën me alkool për shkak të bindjeve të tij fetare islame.
“U djersita nga sikleti sepse nuk më lejohej sipas rregullave fetare”, kujtonte ai, duke shtuar se më vonë Tito e kishte pyetur drejtpërdrejt për refuzimin.

Sipas rrëfimit të tij, ai i kishte shpjeguar Titos se nuk kishte dashur ta ofendonte, por vetëm të respektonte fenë e tij. Ai madje i kishte thënë presidentit jugosllav se “pa Titon, ndoshta as ne nuk do të ekzistonim”. Intervista e Hamdija Jusufspahiqit ka rikthyer në vëmendje marrëdhëniet mes udhëheqjes jugosllave dhe komuniteteve fetare në atë periudhë historike.

Hamdija Jusufspahiqi ka pretenduar gjithashtu se Josip Broz Tito ishte varrosur sipas riteve myslimane. Sipas rrëfimit të tij, pas vdekjes së Titos, sekretarja e Brozit iu afrua për ta përshëndetur dhe i tha:

– Urime.
– Pse po më uron, motër? Një njeri ka vdekur, pse urime?
– Ai vdiq me fenë tënde.
– Çfarë?
– Me fenë tënde. Ai vdiq duke lexuar Kuranin. E kishte lexuar Kuranin për herë të tretë.

Jusufspahiqi tregoi se pasi ai dhe ambasadori nënshkruan librin e zisë, sekretarja Badurina u kishte thënë:

“Do ta shihni kur të varroset. Në pllakën e varrit do të jenë vetëm emri, mbiemri, viti i lindjes dhe viti i vdekjes, sepse kështu varrosen myslimanët.”

Sipas muftiut, Badurina i kishte zbuluar se në ditët e fundit të jetës së Titos, pranë shtratit të tij në Qendrën Klinike në Lubjanë ndodhej vetëm një libër – një përkthim i Kuranit./Tema.mk/

Trending