Trendy

Tragjedi në Amerikë: Gjashtë të vrarë nga një konflikt familjar, autori gjendet i vdekur

Para 3 javë

Gjashtë persona kanë humbur jetën në shtetin amerikan të Iowa-s pas një serie të shtënash që dyshohet se kanë ardhur si pasojë e një konflikti familjar, njoftuan autoritetet lokale.

Sipas Departamentit të Policisë së Muscatine, autori i dyshuar, 52-vjeçari Ryan Willis McFarland, u gjet i vdekur me një plagë të vetëshkaktuar nga arma e zjarrit. Hetuesit besojnë se të gjitha viktimat ishin familjarë të tij.

Ngjarja e rëndë u regjistrua të hënën në disa zona të qytetit Muscatine. Policia mori fillimisht një njoftim për të shtëna pak pas mesditës. Në një banesë, oficerët gjetën katër persona të qëlluar me armë zjarri, të cilët u shpallën të vdekur në vendngjarje.

 

Trending