Një adoleshent 16-vjeçar humbi jetën me motor mbrëmë në Çair, pasi u përplas me një trotinet elektrik që drejtohej nga një 14-vjeçar. Tragjedia ndodhi në rrugën “Cvetan Dimov” në Çair.
Si pasojë e plagëve të marra, motoristi ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku nga Ndihma e Shpejtë. Ndërkohë, 14-vjeçari ka pësuar lëndime trupore të konstatuara në Qendrën Emergjente në kuadër të Kompleksit të Klinikave “Nënë Tereza”, thonë nga MPB-ja.
Në vendin e aksidentit kanë kryer ekspertizë ekipi i policisë dhe prokurori publik, me urdhër të të cilit trupi i pajetë është dërguar për autopsi.










