Maqedoni

Transportit publik çdo ditë në festë, disa linja nuk funksionojnë fare

Autori

Autori

Portali Tetova

October 23, 2024, 12:10

Transportit publik sot funksionon me orar të së dielës, përkatësisht të reduktuar. Por qarkullimi i autobusëve çdo ditë është si në festë. Autobusët nuk qarkullojnë në oraret e parapara, ndërsa qytetarët edhe përkundër pritjeve të shumta mezi arrijnë të gjejnë një vend të lirë. Në disa linja, gjatë ditë madje nuk ka fare transport.

“Derisa Ndërmarrja e Qarkullimit Publik njofton qytetarët se për shkak të festës shtetërore autobusët e transportit publik qarkullojnë me orarin e së dielës, disa linja funksionojnë në këtë mënyrë edhe gjatë ditëve të tjera të punës”, raporton Ajnur Bafqari, gazetare.

Madje disa nga linjat, as sot dhe as ditët tjera të javës nuk kanë fare autobusë. Qytetarët thonë se do të ishin me fat sikur ato të funksionin me orarin e së dielës, por as kaq nuk ka. Një prej tyre është linja me numër 55 për në Haraçinë, e cila është pothuajse jofunksionale. Që kur transportuesit privatë janë në grevë, autobusë ka vetëm pas orës 17:00 por qytetarët nuk e kanë idenë se si funksionojnë. Orari që figuron në faqen e internetit dhe njoftimi nëpër tabelat që ndodhen nëpër stacionet e autobusëve, nuk përkon aspak me situatën reale, gjë që i detyron qytetarët të gjejnë alternativa të tjera për të arritur në shkollë, punë apo për t’u kthyer në shtëpi.

“S’ka aspak, me këtë jemi duke pritur akoma nuk ka..
Vetëm sot nuk ka apo? Edhe ditë të tjera nuk ka aspak, asnjë ditë nuk ka…Vijnë prej në Haraçinë në këmbë, deri në Bërnjacë, nxënësit e shkollës”, tha një qytetar.

“Njësoj edhe ne, për Haraçinë presim, por nuk ka autobusë. Vetëm sot apo edhe ditët e tjera? Edhe ditët e tjera, s’ka aspak, për Haraçinë ska aspak. Si e menaxhoni, si shkoni në shtëpi? Me taksi, paguajmë taksi dhe shkojmë në shtëpi”, u shpreh një tjetër qytetar.

Me situatë të ngjashme ballafaqohen edhe banorët disa fshatrave të tjerë. Banorët e Matkës detyrohen që të udhëtojnë në këmbë nga 5 kilometra, ndërsa ata të Bllacës dalin në qendër të fshatit për të pritur transport rasti nga bashkëfshatarët e tyre. Probleme kanë pothuajse të gjitha linjat.

“Për shembull dje turma kishte shumë, edhe në këtë stacion edhe në tjetrin. Ja unë prisja linjën 50. Nuk ka autobusë me rregull”, u shpreh një tjetër qytetar.

“Kur ishin autobusët privatë ishte më mirë, vinin më shpejtë. Tani vijnë çdo orë…Nëse ka shumë turma, do të presim autobusin tjetër… Për ne është më lehtë, për nxënësit është më vështirë, ata vonohen”, tha një tjetër qytetar.

Kaosi me transportin publik po zgjat tashmë një kohë të gjatë, ndërsa së fundmi transportuesit privat u hodhën në grevë, pasi nuk u morr parasysh kërkesa e tyre për rritjen e çmimit për kilometër. Ky reduktim i linjave çdo dit po shkakton rrëmujë në komunikacionin e kryeqytetit. Autobusë ka rrallë, pritjet janë të gjata dhe turmat e mëdha. Problem tjetër më të cilin po ballafaqohet transporti publik janë edhe defektet e autobusëve. Vetëm në muajt e fundit, dy autobusë u përfshinë nga flakët, ndërsa në afërsi të qendrës Mavrovasja një tjetër autobus u aksidentua duke u përplasur me bordurën prej betoni, ndërsa shoferi u ankua se pedali i frenave nuk kishte funksionuar. /Alsat.mk

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_0165
Lirim Qamili, në mesin e tre të nominuarve për futbollistin e muajit
IMG_4236
Shkëndija fiton Besën, Shkupi mundet nga Voska në Ohër
IMG_4204
Shkëndija përball Besës në Tetovë, Struga Trim Lum në Shtip kundër Tikveshit
IMG_4008
United e shkarkon Ten Hagun, në vend të tij Nistelrooy
xhaka-1-2048x1365
Sonte mësohet fituesi i “Topit të artë”, në listën e të nominuarve edhe Granit Xhaka

Më shumë nga kategoria

IMG_4008
United e shkarkon Ten Hagun, në vend të tij Nistelrooy
xhaka-1-2048x1365
Sonte mësohet fituesi i “Topit të artë”, në listën e të nominuarve edhe Granit Xhaka
IMG_3887
Pa fitues në derbin në Tetovë, fitore të larta për FC Shkupin dhe Gostivarin
IMG_3837
Ancelotti: Herën e fundit që humbëm 0-4 nga Barcelona, fituam La Ligën dhe Ligën e Kampionëve
IMG_3615
Me plis e me shqiponjën dykrenare – kështu festoi Zhegrova me shokë pas fitores ndaj Atleticos
IMG_3558
KUPA: Eliminohen FC Shkupi me penalti, Shkëndija e Haraçinës ndalet kuqezinjët e Tetovës
IMG_3519
Gjashtë humbje radhazi nga Bayern, a do të jetë sonte nata e Barcelonës?
IMG_3331
Alarm i kuq, vendimet arbitrale dhe VAR risjellin polemika të ashpra në Serie A
IMG_0454
Arkitekti i stacionit hekurudhor në Novi Sad ka projektuar edhe Gjimnazin e Tetovës!
IMG_0451
Maqedonia e Veriut përdor liqenin e Ohrit për prodhimin e energjisë elektrike
policia-1-2
Gazetarja nga Shkupi kërcënohet nga një profil i rrejshem, policia nis hetimet
IMG_0425
Ndërron jetë nëna nga Prizreni që iu bëri konak ushtarëve të UÇK-së
IMG_0422
Ndërron jetë në vend të punës një 28 vjeçar nga Tetova
IMG_0419
48-vjeçari nga Struga gjendet i vdekur ne një motel në Shkup

DIASPORA