Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trum, ka folur edhe njëherë për pjesëmarrjen e Iranit në Kupën e Botës. Trump përmes një deklarate të fundit, ka bërë të ditur se për shkak të sigurisë dhe jetës së tyre, Kombëtarja e Iranit nuk është e përshtatshme të luaj në Botëror, shkruan IndeksOnline.
“Ekipi kombëtar i Iranit është i mirëpritur në Kupën e Botës, por nuk besoj se do të ishte e përshtatshme që ata të ishin atje, për shkak të jetës dhe sigurisë së tyre.”, ka deklaruar Trump.
Ditë më parë, Ministri i Sportit në qeverinë iraniane ka thënë se nuk do të marrin pjesë në Kupën e Botës, për shkak se Amerika ka vrarë liderin e tyre. Kujtojmë që Kupa e Botës e cila zhvillohet në ShBA, Kanada dhe Meksikë, nis me 11 qershor dhe përfundon me 13 korrik.










