Trendy

Trump: Nuk ka bisedime me Iranin, SHBA mban në fuqi bllokadën detare në Hormuz

Para 9 sekonda

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se aktualisht nuk po zhvillohen dhe nuk janë planifikuar bisedime me Iranin për t’i dhënë fund luftimeve.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Trump tha se bllokada detare amerikane në Ngushticën e Hormuzit do të vijojë të jetë në fuqi.

Presidenti amerikan pretendoi gjithashtu se Ngushtica e Hormuzit mbetet e hapur dhe funksionale për qarkullimin e anijeve, ndërsa sipas tij, të gjitha minat detare të vendosura nga Irani janë hequr ose janë shpërthyer.

“Nuk ka diskutime apo biseda të vazhdueshme ose të parashikuara me Republikën Islamike të Iranit. Bllokada detare mbetet plotësisht në fuqi. Ngushtica e Hormuzit është e hapur dhe funksionale”, shkroi Trump.

Trending