Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar mundësinë e një sulmi të shpejtë amerikan ndaj një objekti të fortifikuar bërthamor në Iran.
Bëhet fjalë për strukturën e koduar si “Axina Mountain”, e cila ndodhet pranë kompleksit bërthamor të Natanzit dhe përfshin dy komplekse tunelesh të ndërtuara thellë nën tokë.
Trump e bëri deklaratën gjatë një prononcimi për gazetarët, në një kohë kur tensionet mes SHBA-së dhe Iranit vijojnë të jenë të larta. Ai la të hapur mundësinë që objekti të goditet në një afat shumë të afërt.











