Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se negociatat me Iranin për t’i dhënë fund konfliktit të vazhdueshëm po kërkojnë kohë, duke theksuar se situata nuk mund të zgjidhet shpejt.
Në një intervistë për emisionin “Meet the Press” të NBC News, Trump tha se udhëheqësit iranianë janë “të fortë” dhe “krenarë”, por sipas tij, në fund do të detyrohen të arrijnë një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara.
“Ata nuk kanë zgjidhje tjetër dhe u duhet pak kohë,” u shpreh Trump, duke shtuar se proceset e tilla diplomatike nuk mund të përshpejtohen.
Ai krahasoi konfliktin aktual me Luftën e Vietnamit, duke thënë se ajo kishte zgjatur 19 vjet, ndërsa theksoi se edhe përplasjet me Iranin kërkojnë kohë për t’u zgjidhur.
Trump gjithashtu kritikoi thirrjet për një marrëveshje të shpejtë, duke theksuar se “këto gjëra zgjasin me vite”, ndërsa përmendi se Irani dhe SHBA kanë një histori të gjatë tensionesh.










