Bota

Trump pezullon ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën

March 4, 2025, 08:03

Nga Shtëpia e Bardhë bëhet e ditur, se qeveria amerikane do të ndalojë për momentin ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën. Presidenti amerikan, Donald Trump e ka bërë të qartë se fokusi i tij është te paqja, tha Shtëpia e Bardhë. Prandaj, ndihmat do të pezullohen deri në një njoftim të mëtejshëm, po ashtu ato do t’i nënshtrohen verifikimit.

Kjo masë erdhi pak ditë pas grindjes së paprecedentë para kamerave mes presidentit amerikan, Trump dhe presidentit Zelensky gjatë vizitës së presidentit ukrainas në Shtëpinë e Bardhë. Ukraina ka nevojë urgjente për mbështetje të mëtejshme në mbrojtjen e saj kundër Rusisë dhe pasojat e ndërprerjes së ndihmës mund të jenë mëdha për Ukrainën.

Gazeta New York Times raportoi, duke cituar një zyrtar të administratës, se mbështetja nuk do të rifillonte derisa Trump ta shihte Ukrainën të përkushtuar për negociatat e paqes me Rusinë.

Armë dhe municione me vlerë më shumë se një miliard dollarë
Urdhri i ndërprerjes së ndihmave hyri në fuqi menjëherë dhe prek armët dhe municionet në vlerë më shumë se një miliard dollarë amerikanë që janë tashmë në dorëzim ose që janë porositur.

Sipas Washington Post, vendimi është marrë në një takim në Shtëpinë e Bardhë. Trump shkëmbeu mendime, ndër të tjera, me Sekretarin e Shtetit Marco Rubio, Zëvendës Presidentin JD Vance dhe Sekretarin e Mbrojtjes Pete Hegseth.

Vance: Interesat ekonomike të SHBA si garanci sigurie
Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance foli në kanalin televiziv Fox News lidhur me zhvillimet e fundit. Dera e Trump është e hapur nëse Presidenti Zelensky është i gatshëm të negociojë për paqen, tha ai.

Përveç kësaj, është në interesin e Ukrainës që të hapë mundësi ekonomike në vend për SHBA-në.

Sipas zëvendëspresidentit amerikan është pikërisht interesi ekonomik i Uashingtonit për të ardhmen e Ukrainës një garanci sigurie. “Nëse doni garanci reale sigurie, nëse vërtet dëshironi të siguroheni që Vladimir Putin të mos e pushtojë përsëri Ukrainën, atëherë garancia më e mirë e sigurisë është t’u jepni amerikanëve përfitime ekonomike për të ardhmen e Ukrainës”, tha Vance. “

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_2758
Arrestohen tre futbollistë të KF Gostivarit
IMG_1810
Sonte mësohen dy gjysmëfinalistët e parë të Ligës së Kampionëve
IMG_2184
Suarez kafshon sërish – por këtë herë shokun e skuadrës
Sharri-Reagim
Reagim nga KF Sharri Gllogjë: Turp dhe skandal nga referat dhe delegati në ndeshjen BESA-K.F Sharri
IMG_1814
Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës

Më shumë nga kategoria

Sharri-Reagim
Reagim nga KF Sharri Gllogjë: Turp dhe skandal nga referat dhe delegati në ndeshjen BESA-K.F Sharri
IMG_1814
Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës
IMG_1571
Besa e fiton Gostivarin, triumfon edhe Shkëndija
IMG_1201
FIFA publikon renditjen e re, Maqedonia pa përparim
IMG_0906
Fitojnë Shkëndija dhe Voska, Struga barazon me Shkupin
IMG_0376
Referi sulmohet fizikisht në një ndeshje futbolli në Stadiumin e Tetovës
IMG_9917
Maqedonia e nis me fitore, Musliu sërish shënon ndaj Lihtenshtajnit
IMG_9881
Zhegrova shumë afër kalimit në Serie A
IMG_2828
VLEN drejt bashkimit në një parti të vetme politike
IMG_2825
Ndërroi jetë profesori universitar prof.dr.Asllan Bilalli
zjarrfkisat-tetove
Tetovë, kontrolle intensive nga dita e martë për pajisjet kundër zjarrit
qytetar-737x470
Qytetarët: Përmbaruesit po na rrjepin
Policia_16-780x470
Një person gjendet i vdekur në parkun e Shkupit
shba
Mijëra qytetarë protestojnë kundër Trump në të gjithë SHBA-në