Trendy

“TVSH-ja Ime” jashtë funksionit për ditën e dytë – DAP: Problemi është teknik, kuponët s’mund të humbasin

Para 4 muaj

Për të dytën ditë me radhë, aplikacioni mobil “TVSH-ja Ime” i Drejtorisë së të Ardhurave Publike (DAP) nuk është funksional, duke shkaktuar vështirësi për qytetarët që synojnë të skanojnë kuponët fiskalë për kthimin e një pjese të TVSH-së.

Edhe sot, DAP konfirmoi se bëhet fjalë për probleme teknike dhe se ekipet teknike janë duke punuar intensivisht për rikthimin e plotë të funksionalitetit të aplikacionit.

“Informojmë qytetarët se, sipas nenit 6 të Ligjit për kthimin e një pjese të TVSH-së për personat fizikë, kuponët fiskalë mund të skanohen brenda një afati prej 10 ditësh nga data e lëshimit. Kjo do të thotë se të gjitha kuponët brenda këtij afati do të mund të skanohen sapo aplikacioni ‘TVSH-ja Ime’ të jetë sërish funksional”, njoftuan nga DAP.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve për durim dhe sigurojnë se të gjitha kuponët e vlefshëm do të mund të përpunohen sapo aplikacioni të rikthehet online, pa humbje të të drejtave të fituara.

Trending