“Tym, helm, nuk mund të marrim frymë”! Banorët e Likovës po ngulfaten nga djegia e deponisë

Para 2 muaj

Ky nuk është Çernobili, por është deponia e Likovës, e cila po digjet dhe po mbulon zonën me tym të dendur.

Prej kohësh, kjo deponi është shndërruar në një vatër ndotjeje dhe rreziku për banorët përreth.

Nëse deri dje mbeturina kishte vetëm në njërën anë, tani siç shihet edhe në anën tjetër po krijohet deponi.
Ndodhemi në rrugën magjistrale Kumanov-Shkup, apo Shkup-Kumanovë dhe më saktësisht në rajonin e komunës së Likovës. Prapa nesh është deponia e cila është e parparë për komunën e Likovës për të hedhur mbeturinat, nuk e di se sa është e paraparë që këto mbeturina edhe të digjen.

Banorët thonë se deponia vazhdimisht digjet dhe lëshon tym. Ata ankohen, por zgjidhje nuk ka, madje thonë se njerëzit po e braktisin fshatin për shkak erës së keqe.
-A e di çfarë do të thotë 40 gradë. Nuk mund të flejmë, 40 gradë nuk mundemi t’i hapim dritaret se helmohesh. Kemi njerëz me asma, ikin jashtë fshatit, sepse fryma e dërgon erën lartë.

-Komuna e Likovës i jep, nuk i jep tjetër kush. Punëtorët e komunës. Komuna e di komuna për shkak se duhet të sjellin bagerin ta pastrojnë çdo ditë. Ne e kemi parë, ato e hedhin o zotëri i kemi parë me sytë e tonë.

-Komuna e Likovës i hedh atje, por ama për djegien?
99% ato e bëjnë.
-A ndodh shpesh që të digjet t’i vihet flaka kësaj deponie?
Kurr nuk ndalet, 99% e ki të ndezur.

-Unë nuk e di kujt iu ka kujtuar deponi të bëjë në kodër, lëshoje këtë në gropë poshtë dhe mbuloje me dhe, nuk e di çfarë është puna. Me të vërtetë nuk mund t’i kuptoj njerëzit askujt për asgjë nuk i intereson.

Nga ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor thanë se përgjegjësia për pastrimin e mbeturinave, është e komunave, por nga komuna gishtin e drejtojnë ka Qeveria.
Kryetari i Likovës Erkan Arifi në shtator të vitit të kaluar tha se që në vitin 2018 ka qenë në planë ndërtimi i fabrikës së riciklimit, por se kjo ide u harrua.

“Si hap i tretë ishte studimi i cili duhet të bëhët për mbylljen e pjesërishme të deponive ekzistuese deri në ndërtimin e fabrikës. Procedura është në këtë fazë, prej vitit 2018. Për pritjen e fillimit të ndërtimi (të fabrikës), jo për përfundimin, se nuk e dimë kur do të përfundojë. Dhe ne realisht se komunë, jo vetëm Likova, por të gjitha komunat e rajonit jemi në një far forme të bllokuar. Neve nuk na lejohet dislokimi”, pati deklaruar Arifi.

Derisa autoritetet nuk po gjen zgjedhje për këtë deponi, banorët që jehojnë afër po e vuajnë më së shumti, duke thithur çdo ditë ajër të ndotur.