Një 18 vjeçeje në gjimnazin “Bedri Pejani” në Pejë, iu është ndaluar ndjekja e mësimit në këtë shkollë, shkaku i mbulesës.
Këtë çështje fillimisht e ka ngritur Hoxha Labinot Maliqi, i cili sot në “Kosova Today” flet më në detaje për këtë ngjarje, njofton Klankosova.tv.
“Kjo përveç që i bën dëm të jashtëzakonshëm anës mendore dhe emocionale të vajzës, bëhet shkak që t’i mohohet e drejta elementare njerëzore për qasje në arsimim, e cila është e garantuar me lidh dhe Kushtetutën e Kosovës”, u shpreh Maliqi.
“Ajo është vajzë shembullore, si nga sjellja ashtu dhe në mësim”, thotë tutje Maliqi.