Me qëllim të zbulimit të hershëm të kancerit të qafës së mitrës, janë ulur çmimet e dy testeve të rëndësishme. PAP-testi i lëngshëm tani kushton 1.250 denarë në vend të 2.200, ndërsa HPV genotipizimi 3.300 në vend të 5.500 denarëve. Është ulur edhe participimi për të dyja shërbimet. Sipas drejtorit të Fondit Shëndetësor, qëllimi i këtyre masave është të rritet numri i grave që kryejnë kontrolle dhe testime parandaluese.
Sfidë në vete paraqet edhe mungesa e gjinekologëve amë. Klekovski theksoi se, për stimulimin e tyre, vitin e kaluar janë rritur pikët e kapitacionit. Kjo lidhet edhe me realizimin e testeve parandaluese, pasi mungesa e stafit ndikon drejtpërdrejt në qasjen dhe kryerjen e kontrollove dhe skriningjeve për zbulimin e hershëm të sëmundjeve.
“Për të rritur atraktivitetin e profesionit të gjinekologëve amë, vitin e kaluar i rritëm pikët e kapitacionit me 33 për qind. Megjithatë, gjithnjë e më pak mjekë zgjedhin të punojnë në kujdesin shëndetësor parësor, ndërsa shumica preferojnë nivelin terciar për shkak të mundësive më të mëdha për zhvillim profesional dhe përfitimeve financiare, gjë që është plotësisht legjitime. Për pasojë, sfidat në shëndetësinë parësore pritet të vazhdojnë dhe madje të shtohen në të ardhmen”, deklaroi drejtor i Fondit Shëndetësor
Si sfida mbeten edhe skriningu i pamjaftueshëm dhe niveli i ulët i vaksinimit me HPV vaksinë, që ndikojnë në parandalimin dhe zbulimin e hershëm të kancerit të qafës së mitrës. /Alsat.mk










