Sekretari organizativ Gadaf Uzairi nëpërmjet një postimi ka dal në mbështetje të vendimit të mbrëmshëm të ASH-së për dalje nga Qeveria dhe ka thënë se Aleanca për Shqiptarët nuk përçahet.
“Rrini të qetë!!
Të kotë e keni Aleanca për Shqiptarët nuk përçahet!
Ne kemi marrë vendimin për të dalë nga qeveria sepse nuk mund të jemi pjesë e një pushteti që i nëpërkëmb interesat e popullit shqiptarë.
Ishte një vendim i vështirë, por i drejtë, sepse qëndrojmë gjithmonë përballë padrejtësisë, jo në krah të saj.
Sot, qarqe të caktuara brenda dhe jashtë partisë përpiqen të krijojnë ndasi dhe mjegull. Le ta dinë të gjithë:
Aleanca është më e bashkuar se kurrë.
Ne nuk jemi të shantazhueshëm, nuk jemi të përçarë dhe nuk jemi të lëkundshëm. Jemi të vendosur për ta mbrojtur zërin dhe dinjitetin e shqiptarëve, në çdo skaj të këtij vendi.
Kush mendon se mund ta godas Aleancën, e ka gabim. Ne nuk jemi bashkë vetëm në emër jemi bashkë në qëndrim, në vlera dhe në misionin tonë🇦🇱🇦🇱”
Trending