Trendy

Vajzë e mitur kapet me thikë në Sheshin e Qytetit në Tetovë

Para 1 javë

Një incident shqetësues është regjistruar në Sheshin e Qytetit në Tetovë, ku rreth orës 20:15, zyrtarët policorë kanë shoqëruar një vajzë 15-vjeçare nga Shkupi, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një thikë.

E mitura u mbajt përkohësisht në stacionin policor dhe më pas iu dorëzua punonjësve të Qendrës për Punë Sociale në Tetovë për trajtim të mëtejshëm. Ndaj saj do të përgatitet kallëzim sipas nenit 80 të Ligjit për Armët.

Trending