Gazetari kosovar Valon Syla është tallur me ofertat e agjencive turistike në Kosovë për Kurban Bajramin.
“Pse spo bon mo në Graçanicë me shku për Bajram a?
Veç në Hallkidiki paska mbet. Te vendi i shejtë i Kishës Orthodokse në Mont Athos.
Efaristo… Efaleminderit… që kishin me thonë grekët në mikëpritje.
Cirkus.”, ka shkruar Syla.
Përndryshe në Kosovë viteve të fundit është trend që për festën e Bajramit-në vend se të mirëpresin familjarët në shtëpi, kosovarët ia mësyejn plazheve në Shqipëri dhe tash pas hjekjes së vizave edhe në Greqi. /tetova1/
Trending





