Trendy

Varrezat masive në Kalludër dhe Jabukë, Kurti: Identifikohen tri viktima të “Grupit të Intelektualëve” përmes ADN-së

Para 47 minuta

Analizat e ADN-së kanë konfirmuar identitetin e 3 viktimave të luftës, të zhvarrosura në Kalludër dhe Jabukë të Zubin Potokut.

 

Kështu bën të ditur kryeministri Albin Kurti, i cili tha se në nisje të vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është njoftuar nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur se janë pranuar nga Komisioni Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur tri raportet e para të ADN-së, nga mostrat e mbetjeve mortore të zhvarrosura në lokacionet e varreve masive në Kalludër dhe Jabukë të Zubin Potokut.

 

Në më pak se dy muaj nga konfirmimi i varrit të parë masiv, analizat e ADN-së kanë konfirmuar identitetin e tri viktimave, duke vërtetuar lidhjen me personat e grupit të njohur si “Grupi i Intelektualëve”, kryesisht qytetarë nga Skenderaj dhe Mitrovica, të rrëmbyer dhe të zhdukur me dhunë më 19 prill 1999 nga forcat serbe”, shkruan Kurti në Facebook.

Sipas Kurtit, raportet e ADN-së janë ndarë me Institutin për Mjekësi Ligjore dhe menjëherë, sot, përfaqësuesit e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe të Institutit kanë njoftuar familjet e tri viktimave të identifikuara.

Trending