Kryetarët e shteteve dhe të qeverive të vendeve anëtare të BE-së parimisht kanë hapur rrugën për armatimin e Europës.
27 vendet anëtare u shprehën të gatshëm në samitin e krizës në Bruksel që t’i rrisin ndjeshëm shpenzimet për mbrojtjen.
BE “do të rrisë gatishmërinë e përgjithshme për mbrojtje, do të zvogëlojë varësinë strategjike, do të plotësojë boshllëqet e kapaciteteve kritike dhe do të forcojë bazën europiane të teknologjisë dhe industrisë së mbrojtjes”, thuhet në një deklaratë të përbashkët të 27 kryetarëve të shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare.
Përkundër rezistencës së Hungarisë të 26 vendet e tjera ranë dakord gjithashtu që të vazhdojnë mbështetjen për Ukrainën.
Sfondi i kësaj ka të bëjë me ndërprerjen e përkoshme të ndihmave ushtarake nga SHBA-ja për Ukrainën si dhe afrimi i presidentit të SHBA-së Donald Trump me presidentin rus Vladimir Putin.
Putin përpara më shumë se tre vjetësh ka nisur luftën sulmuese ndaj Ukrainës.
Të 27 vendet anëtare mbëstesin propozimin e presidentes së Komisionit të BE-së Ursula von der Leyenpër rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes. Presidentja e Komisionit u ngarkua nga krerët e vendeve anëtare që menjëherë të parashtrojë propozimet e detajuara konkrete për është vendosur. Von der Leyen pati propozuar zbutjen e rregullave në BE üër borxhin si dhe stimuj të tjerë për rritjen e shpenzimeve kombëtare për mbrojtjen nga vendet anëtare. Gjithsej ajo do të mobilizohen deri në 800 miliardë euro për mbrojtjen kundër një agresioni të mundshëm të Rusisë. /DW Shqip/