Maqedoni

Vendoset sinjalizimi në rrugën rajonale Saraj-Zhelinë, Rustemi: Kujdesemi për sigurinë në komunikacion

Autori

Autori

Portali Tetova

March 26, 2024, 05:03

Ndërmarjat Publike për Rrugë Shtetërore sot ka njoftuar se në rrugën rajonale që lidhë komunën e Sarajit me atë të Zhelinës vendoset sinjalizimi rrugor me qëllim të rritjes së sigurisë së pjesëmarrësve në komunikacion. Drejtori i kësaj ndërmarrje Ejup Rustemi dhe numri një i Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti nga afër kanë ndjekur punimet që zhvillohen në këtë aks rrugor.

“Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore kujdeset për sigurinë e pjesëmarrësve në komunikacion, dhe në këtë drejtim ndërmerr aktivitete për përmirësimin e sinjalistikës në akset rrugore. Aktualisht po zhvillohen aktivitete në rrugën rajonale R1206, drejtimi rrugor Saraj – Karpallak ku në afërsi të fshatit Bojanë vendosen edhe bankina mbrojtëse.

Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Ejup Rustemi bashkë me kryetarin e Komunës së Sarajit Blerim Bexheti, inspektuan punimet që zhvillohen për vendosjen e sinjalizimit rrugor në këtë rrugë rajonale.

Punimet për realizimin e këtij projekti duhet të përfundojnë gjatë muajit Prill, 2024. Vlera e marrëveshjes është mbi 21 milion denarë dhe me të është paraparë të vendoset edhe sinjalizimi rrugor në segmentin Zhelinë – Tetovë e cila është pjesë e rrugës rajonale”, theksuan nga NP për Rrugë Shtetërore .

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

ewrfgererg
Kylian Mbappe zyrtarisht lojtar i Real Madrid, pozon me fanellën e ‘los blancos’
IMG_2342
Një muaj spektakël, sonte përfundon Euro 2024, Spanja përballë Anglisë në finalen e madhe
yamal 304
Historia prekëse! Çfarë fshihet pas festimit të Yamal me numrin “304”
Messi Yamal
“Fillimet e dy legjendave”, kur Messi mbante në krahë Yamal
IMG_1852
Mesut Ozil e shikoi çerekfinalen e Euro 2024 me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan – ai ishte akuzuar në të kaluarën për miqësinë mes tyre

Më shumë nga kategoria

Messi Yamal
“Fillimet e dy legjendave”, kur Messi mbante në krahë Yamal
IMG_1852
Mesut Ozil e shikoi çerekfinalen e Euro 2024 me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan – ai ishte akuzuar në të kaluarën për miqësinë mes tyre
449458530_797077062572726_2017746085529832082_n
Ekipet me më së shumti tifozë në Euro 2024 – Shqipëria lë pas kombëtare të mëdha
449059413_1014848236674238_1554867321894721942_n
UEFA publikon fotot e tifozëve me shqiponjën “Kuq e Zi” të pikturuar në fytyrë
Autobuset_Tollovi-780x470
Kaosit me transportin publik nuk i shihet fundi, qytetarët presin me orë të tëra
Car-Rental-2
SPB Tetovë: Mashtrohet një kompani “Rent a Car”, shtetasi turk ua mori veturën dhe nuk e ktheu më…
derra
Hasën në derra të egër në Shkup, autoritetet arrijnë t’i shpëtojnë tri vajza
Mickoski_26-780x470 (1)
“Kumari online”, Qeveria dorëzon dëshmitë për licencat ilegale
Drin-Ahmeti
Thellohet skandali për kompanitë e Drin Ahmetit
Durmishi_zejtaret-780x470
Durmishi viziton zejtarët, premton ndihmë për blerje veglash

DIASPORA