Trendy

Vijon pagesa e shtesës arsimore për periudhën e tretë matëse për vitin shkollor 24/25

Para 5 muaj

Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve njofton qytetarët se vijon pagesa e shtesës arsimore për periudhën e tretë matëse për vitin shkollor 2024/2025.

Pagesa e shtesës arsimore bëhet në katër periudha matëse, përkatësisht:

për periudhën e parë matëse gjatë muajit dhjetor të vitit aktual kalendarik,
për periudhën e dytë matëse gjatë muajit shkurt të vitit të ardhshëm kalendarik,
për periudhën e tretë matëse gjatë muajit maj në vitin aktual kalendarik dhe
Për periudhën e katërt matëse, pagesa bëhet gjatë muajit korrik të vitit alktual kalendarik.
Kujdesi për të gjithë qytetarët është prioriteti ynë!

Trending