Lajme

VLEN: Artan Grubi komandon BDI-në me telekomandë nga jashtë!

March 3, 2025, 09:03

“BDI e di se ka vetëm një mënyrë për të shmangur humbjen: të bojkotojë zgjedhjet dhe të provokojë tensione në ditën e votimit! Kjo është karta e tyre e fundit, sepse e dinë që shqiptarët nuk u besojnë më dhe nuk i duan më në pushtet.

Ali Ahmeti vetë e pranoi nga Likova: BDI po përgatit bojkotin e zgjedhjeve lokale! Çfarë tregon kjo? Që BDI nuk ka as ide, as program, as njerëz të rinj – por vetëm frikën nga shantazhi.

Kjo parti, e cila për dy dekada i ka mbajtur shqiptarët peng me gënjeshtra dhe manipulime politike, sot është e kapur nga një klikë e zhytur në korrupsion dhe panik. Tani nuk vendos më as anëtarësia e saj dhe as votuesit – BDI komandohet me telekomandë nga i arratisuri Artan Grubi.

Ata që dikur mburreshin se nuk i trembeshin as bombave të 2001-shit, sot janë katandisur sa t’u dridhen gjunjët nga bombat politike të Artan Grubit!
A është Artan Grubi autor i skenarit për bojkotin e zgjedhjeve lokale? Me çfarë po e mban peng Artan Grubi këtë kryesi të BDI-së? Shqiptarët duhet ta dinë të vërtetën! Koha e BDI-së ka mbaruar – askush nuk do t’i shpëtojë nga ndëshkimi i popullit!”, thuhet në reagimin e VLEN-it.

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_1810
Sonte mësohen dy gjysmëfinalistët e parë të Ligës së Kampionëve
IMG_2184
Suarez kafshon sërish – por këtë herë shokun e skuadrës
Sharri-Reagim
Reagim nga KF Sharri Gllogjë: Turp dhe skandal nga referat dhe delegati në ndeshjen BESA-K.F Sharri
IMG_1814
Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës
IMG_1571
Besa e fiton Gostivarin, triumfon edhe Shkëndija

Më shumë nga kategoria

IMG_1814
Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës
IMG_1571
Besa e fiton Gostivarin, triumfon edhe Shkëndija
IMG_1201
FIFA publikon renditjen e re, Maqedonia pa përparim
IMG_0906
Fitojnë Shkëndija dhe Voska, Struga barazon me Shkupin
IMG_2664
Edi Rama: Pa gruan jam ndërtim pa leje
Qeveria-VMRO-VLEN-ZNAM
Pas zgjedhjeve lokale Qeveria mund të rikonstruohet, Alsat zbulon emrat që mund të ndryshohen
IMG_2662
Sekuestrohen dy vetura, zhvillonin gara “ilegale” në rrugën Kumanovë-Shkup
IMG_2659
Taravari: Kushtetuta e RMV-së duhet të ndryshohet në përputhje me Kornizën Negociuese me BE-në
IMG_2640
Mjekët sirianë largohen nga Gjermania për të punuar falas në vendin e tyre
IMG_2638
Gaza, shpërndahen ushqime të nxehta për palestinezët që po përballen me krizë ushqimore