Maqedoni

VLEN: Artan Grubi të kthehet në vend dhe të përballet me drejtësinë

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

December 18, 2024, 03:12

Koalicioni VLEN sot ka kërkuar që Artan Grubi të kthehet në vend dhe të përballet me drejtësinë.

Nga atje thonë se Fronti tashmë i shpartalluar evropian i kryesuar nga partia non grata BDI, i mbushur me persona të listave të zeza, nuk kanë kredilitet të dalin e të flasin më për gjëra që tangojnë shqiptarët.

“Hija e Ali Ahmetit, Artan Grubi, kjo kopje e keqe e Gruevskit, që fliste me gojën plot UÇK, në sprovën e parë me drejtësinë ia mbathi. Eja përballu, Artan! Shqiptarët nuk e kanë zakon të ikin. Shqiptarët, kur kanë të drejtë, përballen me ballin lart dhe nuk tremben. Mos i baltos shqiptarët, mos i përdor ata si mburojë për krimet e tua!

Koalicioni VLEN ka kohë që paralajmëron se partia non grata BDI është një parti e kapur nga struktura kriminale, të udhëhequra nga Artan Grubi. BDI nuk mund të thirret në mbrojtje të flamurit, gjuhës dhe shqiptarët, pasi tani është parti pa kredibilitet dhe pa fuqi për t’i mbrojtur shqiptarët. Nuk mund të flasësh çdo ditë në mbrojtje të shqiptarëve dhe të drejtave të tyre, ndërsa në momentin kur ftohesh për të dhënë përgjegjësi t’ia mbathësh.

Artan Grubi, Përparim Bajrami dhe klika e tyre janë fytyra e vërtetë e krimit dhe korrupsionit. Shteti i së drejtës po konsolidohet dhe askush nuk do të shpëtojë nga drejtësia. Zbardhja e plotë e keqpërdorimeve në Lotarinë Shtetërore do të ndodhë. Ata që kanë vjedhur e kanë shkelur ligjin do të japin përgjegjësi”, thonë nga VLEN.

Nga atje thonë se VLEN është i vendosur të sjellë transparencë, llogaridhënie dhe të mbrojë interesat e qytetarëve.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje
IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive

Më shumë nga kategoria

IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive
IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!
IMG_7738
Lamine Yamal merr çmimin “Golden Boy”
IMG_7415
Cana flet për përleshjen me tifozin serb: Ma kishte kafshuar gishtin, gati sa nuk ma këputi
IMG_7143
Shorti, Shqipëria rigjen Anglinë dhe sfidon Serbinë pas 10 vitesh
erjon-morina
U lëndua rëndë në fushën e futbollit, ndërron jetë futbollisti kosovar Erjon Morina
IMG_1439
Lëvizja BESA konsolidoi degën në Dibër
IMG_1433
Regjistrohen dy raste me kollën e keqe në shtatë ditët e fundit në Maqedoni
IMG_1430
Vidhen byrekë dhe para nga një byrektore – policia është në kërkim të hajdutit
IMG_1424
Komuna e Tetovës prezenton një copëz arti nga Tetova në Tiranë para presidentit Bajram Begaj
IMG_3029
Në Bellovisht të Gostivarit 43-vjeçari gjendet i vdekur në shtëpinë e tij
IMG_1412
OBSH: Synohet hyrja e 500-600 kamionëve me ndihma çdo ditë në Gaza kur armëpushimi të hyjë në fuqi