Maqedoni

VLEN: BDI me politikat e saj destruktive dhe anti-shqiptare, nxorri në rrugë elitën intelektuale shqiptare, duke u përpjekur ti nënshtrojë e poshtërojë

Autori

Autori

Portali Tetova

March 4, 2024, 06:03

Sot profesorët e universiteteve shqiptare dolën në protestë pasi u ndjenë të poshtëruar karshi profesorëve të Universitetit “Kirili dhe Metodij” dhe atë nga dora e BDI-së, kryeministrit teknik Talat Xhaferi e nga Jeton Shaqiri.

BDI u rriti pagat profesorëve maqedonas, por nuk e bërë këtë për profesorët shqiptarë. E tani kur ata u ngritën në protestë përpiqen ta mbulojnë këtë poshtërim ndaj intelektualëve shqiptarë me arsyetime të ndryshme e gjoja me zgjidhje të kësaj çështje!

Kjo është BDI e mbështetur nga LSDM dhe piunët tjerë të saj, të cilët vlerësojnë të tjerët, po shkelin të vetët, i përbuzin dhe i poshtërojnë. BDI nuk i poshtëron vetëm oligarkët e kazinove, por profesorët dhe intelektualët e kombit është në gjendje edhe ti shkelë me çizmën e pushtetit!

E sa për elaborim, ideja e diferencimit të universiteteve publike në vehte është ide e kahmotshme e qarqeve të ndryshme që nuk ua duan të mirën shqiptarëve. Kjo ide është zbatuar në heshtje ndër vite duke e privilegjuar universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”, gjegjësisht studentët që kanë mbaruar në të, si psh. për studentët e mjekësisë gjatë specializimit. Rangimi tendencioz i vitit 2016 e nxori Universitetin e Tetovës në vend të tetë, vetëm e vetëm që të mos ketë mundësi të organizojë studime të ciklit të tretë.
Ndër vite ministrat tanë të arsimit nuk arritën ta heqin këtë diskriminim të UT-së. Përkundarzi me rritjen selektive të pagave për punonjësit e UKIM-it u përforcua edhe më shumë diferencimi kundrejt Universiteteve shqiptare. Për fat të keq ky diferencim është bërë nga kuadrot e BDI gjegjësisht nga kryetari i parlamentit të asaj kohe Talat Xhaferi i cili edhe pse kishte kohë në Janar ta zgjidhë këtë problem nuk e bëri.
Që ironia të jetë më e madhe ish ministri i arsimit dhe shkencës Arbër Ademi i cili lejoi këtë diskriminim dhe të njejtin nuk e ndryshoi për gati dy vjet, del tani dhe na shitet si shpëtimtar i diskriminimit. Kordinatori i grupit parlamentar nuk e ka për qëllim të zgjidhë këtë diskriminim por thjesht ta vendosë në koluarët burokratike të parlamentit për të fituar kohë që ta hudhin problemin pas zgjedhjeve parlamentare.
Për gjithë këtë diskriminim të krijuar pikërisht nga ish kryeparlamentari dhe kryetari i qeverisë teknike Talat Xhaferi, udhëheqësia e universitetit më të diskriminuar do ti japë çmimin Fadil Sulejmani, për të cilin ka vendos senati i UT-së të martën e kaluar.

Edhe pse mendoni se qytetatët nuk i dinë politikat e juaja, tashmë gjithçka është e qartë.

8 maji është afër, fitorja që VLEN po vjen dhe BDI me oligarkët e saj anti shqiptarë do të dënohet dhe do të mbajë përgjegjësi për çdo veprim kundër çdo shqiptari!

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_2234
Zyrtare: Berat Imeri, trajner i ri i Besës së Dobërdollit
IMG_2093
Maqedonia kërkon të vazhdojë tradita dhe të arkëtojë pikë të reja ndaj Letonisë
IMG_2045
Gruda: Gjermaninë e zgjodha me zemër edhe pse prindërit i kam shqiptarë
IMG_1939
Kthehen ndeshjet e Ligës së Kombeve, Maqedonia në Riga kërkon fitore ndaj Letonisë
IMG_1851
Nga Dizhoni i Çairit në Kombëtaren Shqiptare, Feta Fetai ose “Modriç” i ri thirret nga Silvinjo

Më shumë nga kategoria

IMG_1939
Kthehen ndeshjet e Ligës së Kombeve, Maqedonia në Riga kërkon fitore ndaj Letonisë
IMG_1851
Nga Dizhoni i Çairit në Kombëtaren Shqiptare, Feta Fetai ose “Modriç” i ri thirret nga Silvinjo
IMG_1740
Ronaldo e mposht Messin “Pa balotazh”
IMG_1715
Trajneri i Serbisë e vlerëson lart Xhakën: Është një lojtar i madh
IMG_1466
Shkëndija ankohet për duelin me Sileksin, pyet publikisht çfarë ka Stavrevi kundër tyre?
IMG_1455
Jasir Asani sërish i siguron fitoren e skuadrës së tij
IMG_1267
Lajm tragjik në Gostivar: Fëmija 6 vjeçar sëmuret gjatë stërvitjes së futbollit dhe ndërron jetë
IMG_0860
Albina Drazhi, argjend në mundje: Synoj medalje në Europian dhe Botëror
IMG_2242
Erdogan: Marrëdhëniet me Serbinë, të shkëlqyera
IMG_2237
Mexhiti: VLEN-i është shumë më kompakt se BDI-ja
IMG_2234
Zyrtare: Berat Imeri, trajner i ri i Besës së Dobërdollit
IMG_2233
Shqiptarja shpallet “Miss Liberty 2025” në New York
IMG_2232
32-vjeçari nga Maqedonia arrestohet në Kroaci: Pa patentë shoferi shkakton aksident trafiku
IMG_2228
TURQIA NË SHOK: Restoranti i njohur ka vendosur fshehurazi MISH DERRI në produktet e tij

DIASPORA