Maqedoni

VLEN: BDI non grata mbeti e vetmuar, e në prag të shkatërrimit

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

January 13, 2025, 01:01

Nga koalicioni VLEN në një komunikatë për media kanë thënë se partia non grata BDI, ka mbetur e vetmuar dhe është në prag të shkatërrimit.

“Meqë kjo parti njihet si dora e djathtë e kazinove e kumarit, shpenzuan gjithë xhokerët që kishin në dispozicion. Parimet lanë anash, interesin e qytetarëve në sirtarë, e gjendjen e shqiptarëve nuk e kishin fare në agjendë, bënë koalicion me gjitha partitë politike vetëm që ta ruajnë pushtetin. Por, sot jemi në kohën e zhveshjes dhe demaskimit të plotë të kësaj partie të përgjysmuar e të shkatërruar. BDI si dera e vetme në të cilën trokiste shqiptari hallexhi u shndërrua në derë të ferrit, në derë që nuk hapej.

Ose kur hapej dera e BDI-së mbyllej një derë e një shqiptari e hapej një derë burgu. Pra, në vend të zgjidhjes kjo parti non grata gjatë funksionimit të saj ka burgosur e keqtrajtuar shumë shqiptarë. Po e nisim nga aty ku nisi ndryshimi, shqiptarët janë të parët që e kuptuan dyfytyrësinë e hipokrizinë e kësaj partie. Prandaj, në zgjedhjet e fundit ia dhanë përgjigjen e merituar. Qytetari shqiptarë e dënoi me votë këtë parti të dëmshme për vendin. E ky dënim do të jetë edhe më I ashpër në zgjedhjet që vijnë pasi nuk ka më kërcënime e shantazhe.

Vendi u çlirua, qytetarët po frymojnë lirshëm. Nuk është kjo e tëra pasi, BDI, siç përmendëm më lartë si parti pa parime dhe pa moral politik, kishte provuar koalicionin edhe me LSDM-në edhe me VMRO-në. Por, partitë maqedonase nuk kishin nevojë për partnerë koalicioni që i shërbenin Nikolla Gruevskit e Sasho Mijallkovit, prandaj sot asnjëra e as tjera parti as që duan të dëgjojnë për shërbëtorët e tezakëve Gruevski – Mijallkov. Për të vazhduar tutje, pasi populli shqiptar e dënoi me votë, partite maqedonase me bojkot të plotë dhe me arsye të qarta, edhe faktori ndërkombëtarë ia dha goditjen e fundit, me çka kjo parti është “knockdoën” apo e shtrirë për tokë, duke nxjerrë shqelmat e fundit.

BDI-ja apo Bashkimi për Devalvimin e Institucioneve sot është shndërruar në sinonim të krimit dhe korrupsionit, është partia më e pa dëshiruar në të gjithë vendin. Tani, ata mund t’i fajësojnë qytetarët, edhe partite maqedonase, që besa edhe faktorin ndërkombëtarë. Por, janë faktet konkrete që dëshmojnë të vërtetën reale. Nuk mundesh të luash me fatin e qytetarëve e të qëndrosh faqebardhë, sikurse kanë nxirë jetë të shumta të qytetarëve, dalëngadalë faqezinjtë po largohen e zhduken nga skena politike. Koalicioni më i madh shqiptarë VLEN, është dera ku mund të trokasin

qytetarët. VLEN opsioni më i mirë dhe i vetëm i politikbërjes në kampin politik shqiptarë”, thuhet në komunikatënn e VLEN-it.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive
IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!

Më shumë nga kategoria

IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!
IMG_7738
Lamine Yamal merr çmimin “Golden Boy”
IMG_7415
Cana flet për përleshjen me tifozin serb: Ma kishte kafshuar gishtin, gati sa nuk ma këputi
IMG_7143
Shorti, Shqipëria rigjen Anglinë dhe sfidon Serbinë pas 10 vitesh
erjon-morina
U lëndua rëndë në fushën e futbollit, ndërron jetë futbollisti kosovar Erjon Morina
IMG_1025
“Auto Pollog”, garazhi në pronësi të tetovarit Idriz Osmani, shënon vitin 25 jubilar të punës
IMG_1011
Transplantim i suksesshëm i kockës nga një donator i ndjerë te një fëmijë 13-vjeçar në Shkup
IMG_1008
Ilire Dauti: Do ta pranoj lirinë e veprimit si deputete
IMG_1006
Komuna e Tetovës: Ka vështirësi por fshatrat e malësisë nuk janë të izoluar
IMG_1003
Bora e pastron ajrin në Shkup
IMG_0994
Ish-ministrja Jankullovska lirohet nga akuzat në rastin “Fortesa”