Maqedoni

VLEN: BDI që tani po përgatit terren për të mos pranuar disfatën në zgjedhjet lokale

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

February 2, 2025, 12:02

Nga koalicioni VLEN, i janë përgjigjur BDI-së, të cilët, në një komunikatë për media, deklaruan se VLEN nuk mund të fitojë e vetme, andaj edhe kërkon shpëtim tek VMRO-ja.

“Çdokush që e ka nënvlerësuar inteligjencën e shqiptarëve është penduar, herët apo vonë. Meqë kjo udhëheqësi arrogante, e korruptuar dhe e kapur e BDI-së vazhdon ta injorojë vullnetin e shumicës së shqiptarëve, shumë shpejt do të marrë ndëshkim të ashpër. Epshi i tyre për të qenë në pushtet me çdo kusht do të rezultojë në një referendum kundër tyre në zgjedhjet lokale. Shqiptarët nuk harrojnë dhe nuk e falin hipokrizinë e tyre! BDI i lutej mandatarit të atëhershëm, Mickoski, që t’i merrte ata në vend të VLEN-it në Qeveri. Oferta e BDI-së, e dërguar përmes ndërmjetësuesve te Mickoski, ishte katër ministri pa kryetar Kuvendi, plus marrëveshje për bashkëpunim në zgjedhjet lokale në Kërçovë dhe Strugë, ku të paktën një kandidat i përbashkët për kryetar komune i VMRO-së dhe BDI-së do të ishte maqedonas. Kaq për parimet dhe moralin e kësaj udhëheqësie të kapur të BDI-së! Sa i përket sulmit të BDI-së se Izet Mexhiti ka vetëm 1% mbështetje mes shqiptarëve, atëherë le të përgjigjen: si është e mundur që Blerim Bexheti, si bartës liste i Frontit Evropian në NJZ1, megjithë mbështetjen e të gjitha komuniteteve tjera (turq, boshnjakë, romë), humbi nga Izet Mexhiti, bartës i listës së VLEN-it, në zgjedhjet parlamentare? Le të përgjigjet Bujar Osmani se si, bashkë me Artan Grubin dhe tërë klikën e tyre të korruptuar, humbën në Çair me rezultat 13,570 kundër 11,032 nga njeriu që, sipas tyre, ka vetëm 1% mbështetje? Jeni qesharakë dhe të lexuar. Gënjeshtrat tuaja nuk pinë më ujë! Është koha të përgjigjeni: A është e vërtetë se, me Mijallkovin, po përgatitni skenar për incidente parazgjedhore dhe zgjedhore, me qëllim që të mos e pranoni humbjen në zgjedhjet lokale dhe të shkaktoni krizë politike?”, thuhet në reagimin e VLEN-it.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_5199
Rinis kampionati elitar, fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, humb Struga
IMG_4947
Vardari refuzon kërkesën e Ballistëve: Nuk jeni të mirëseardhur!
IMG_4717
Pal Dreshaj, presidenti i skuadrës shqiptare në Mal të Zi që e dërgoi në majat e suksesit
IMG_3155
UEFA Champions/ Shorti i play-offit, Real Madridi – Manchester City
IMG_2744
Zyrtare: Fabrice Tamba nënshkruan me Shkëndijën e Tetovës

Më shumë nga kategoria

IMG_3155
UEFA Champions/ Shorti i play-offit, Real Madridi – Manchester City
IMG_2744
Zyrtare: Fabrice Tamba nënshkruan me Shkëndijën e Tetovës
IMG_2170
Musa Selimi, njeriu i sukseseve të mëdha
IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)
IMG_5219
Familja e Frosinës udhëhoqi protestën: “Paratë e pista – pasoja vdekjeprurëse”
IMG_5217
Përvjetori i Pavarësisë së Kosovës, Trump uron presidenten Osmani
IMG_5211
“Kemi ndërmarrë masa urgjente për të vërtetuar gjendjen faktike për arrestimin e Emin Bajramit” – thonë nga VLEN-i
IMG_5201
Izet Mexhiti nderoi Dëshmorët e Lirisë. Vendosi lule pranë Shqiponjës së UÇK-së në Fushë Tophanë
IMG_5199
Rinis kampionati elitar, fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, humb Struga
IMG_5192
Nisma e BDI-së për reforma dhe veting brenda partisë ka shkaktuar përqeshje dhe ironi nëpër rrjetet sociale