Uncategorized

VLEN: Dëshmia e Angellovit e demaskon patriotizmin e rrejshëm të BDI-së dhe LSDM-së

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

September 26, 2024, 08:09

Si bombë shpërtheu dëshmia e djeshme e Stojançe Angellovit, i cili drejtpërdrejt theksoi se Ali Ahmeti personalisht kishte shprehur gatishmërinë për të pranuar miratimin vetëm të Ligjit për branitellat, derisa ishte në koalicion qeveritar me LSDM-në, thuhet në reagimin e VLEN-it

“E qartë është se Bashkimi Jodemokratik për Dezintegrim (BDI) dhe LSDM-ja e delegjitimuar, të cilat dëshpërimisht përpiqen të shpëtojnë lëkurën e tyre nga përgjegjësia penale, nuk zgjedhin mjete në manipulimet e tyre. Gjatë shtatë viteve të qeverisjes së tyre, qytetarët ishin dëshmitarë të korrupsionit masiv, dhe në vend që ta pranojnë debaklin e tyre dhe të vënë gishtin në kokë, ata përpiqen ta mashtrojnë opinionin me propozimin për “ligjin e branitellave”.

LSDM-ja e deligjitimuar, e cila dikur angazhohej për konceptin “Një shoqëri për të gjithë”, tani përpiqet të fitojë pikë të ulëta politike në kurriz të shqiptarëve. Strategjia e tyre e manipulimit dhe populizmit i çon ata në një pikë parrugëdalje, ku qytetarët, pavarësisht nacionalitetit të tyre, do ta shkulin përgjithmonë nga harta politike. Por VLEN ka një mesazh të qartë edhe për BDI-në: kur bëhesh “Ali Ahmeti i Soravisë”, përfundon më “Ali Ahmeti i UÇK-së”

Publikisht i bëjmë thirrje “Ali Ahmetit të Soravijës”: A është e vërtetë dëshmia e Stojançe Angellovit se para të gjithë partnerëve të atëhershëm të koalicionit ke pranuar të mbyllësh sytë për të lejuar kalimin e ligjit të branitellave, duke u përpjekur të shpëtosh koalicionin dhe Qeverinë e Dimitar Kovaçevskit?

Ligji i branitellave është përpjekje e qartë e shokëve të ngushtë që janë në hall të madh, BDI dhe LSDM, për të shpërqendruar vëmendjen nga korrupsioni dhe skandalet që i ndiqnin politikat e tyre. Koalicioni VLEN është i vendosur të luftojë për transparencë, përgjegjësi dhe interesat e vërteta të qytetarëve. Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë fuqishëm kundër politikave manipuluese, duke siguruar një të ardhme më të ndritur për të gjithë qytetarët”, shkruan në komunikatën e koalicionit VLEN.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_3155
UEFA Champions/ Shorti i play-offit, Real Madridi – Manchester City
IMG_2744
Zyrtare: Fabrice Tamba nënshkruan me Shkëndijën e Tetovës
IMG_2170
Musa Selimi, njeriu i sukseseve të mëdha
IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)

Më shumë nga kategoria

IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)
IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje
IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive
VLEN-1-780x439-1-696x392
VLEN: Urojmë fitoren e madhe të Kurtit në zgjedhje
IMG_4379
Haradinaj i përgjigjet Kurtit për ofendimin: Epiteti hajvan i shkoj atij, tregoi vica gjatë fushatës
IMG_4378
MPS: Shkelje në Komunë të Vrapçishtit, keqpërdoret makina e Çerdhes
IMG_4361
Zgjedhjet në Kosovë/ Vuçiç “kunj” për Kurtin: Duhet të shqetësohet për veten, 10 mandate për Listën Serbe
IMG_4357
Eman Rrahmani: Kemi arritur rezultat të jashtëzakonshëm, vazhdojmë pa u ndalur në mbrojtje të kauzës për Familjen!
IMG_4355
Trump këmbëngul në marrjen e Gazës: Ne do ta rindërtojmë atë