Maqedoni

VLEN: Fronti i Ahmetit në këmbë të qelqta!

March 5, 2025, 10:03

Asgjë më nuk varet nga Ali Ahmeti. Autoriteti i Ali Ahmetit është shkatërruar pas skandaleve të lidhura me Artan Grubin. Pas gjithë këtyre ngjarjeve, ai nuk ka më mundësinë të imponojë asnjë zgjidhje apo të konsolidojë radhët, sepse askush nuk beson më se do të kthehen shpejt në pushtet.

Dëshpërimi ka shkuar deri aty sa të çon inate edhe me administratën amerikane, duke i mbajtur afër dhe justifikuar sjelljen e kuadrove të BDI-së që janë në lista të zeza. Skenarit për bojkot dhe planeve për provokimin e incidenteve ditën e zgjedhjeve i ka paraprirë një përçarje e brendshme në frontin e BDI-së.

Prandaj, në vend që të defokusojë opinionin me shqetësim të rrejshëm për gjuhën shqipe, BDI duhet të përgjigjet:

A i ka thënë Ahmeti Selës se nuk mund të heqë dorë nga shërbimet e Ramiz Merkos? A është e vërtetë që Artan Grubi qëndron pas Ramiz Merkos për shkak të pazareve të tyre të ndërsjella?

A është e vërtetë që Zijadin Sela i është kërcënuar se do të bojkotojë zgjedhjet lokale në Strugë nëse Ramiz Merko nuk përjashtohet nga BDI?

Përgjigjet e këtyre pyetjeve do ta vërtetojnë atë që po themi: pas përpjekjes për të shkaktuar krizë politike fshihet frika nga humbja, për shkak të përplasjeve të brendshme që synojnë të mbrojnë ish-funksionarët e korruptuar të BDI-së dhe njerëzit e tyre të afërt.

Skenari i bojkotit nuk ka asnjë lidhje me të ashtuquajturin “deshqiptarizim”, për të cilin BDI po mashtron. Populli shqiptar e ka kuptuar këtë mashtrim politik dhe do ta ndëshkojë ashpër këtë tradhti në zgjedhjet e ardhshme.

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’
Jeton Beqiri1
Jeton Beqiri: Duhet ta harrojmë këtë humbje, unë jam fajtori më i madh
IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë

Më shumë nga kategoria

IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë
IMG_6981
Interi futet në garë për sulmuesin e Liverpulit, Mohamed Sallah
IMG_6465
Erjona Emini, karateistja tetovare që synon kampionatin shtetëror dhe plasman në garat evropiane dhe ndërkombëtare
IMG_6242
Salah kryeson listën e Këpucës së Artë Evropiane
IMG_6062
Nuk plaket kurrë, Luka Modric shënon supergol për Realin ndaj Gironas
IMG_5829
Ish-kampioni evropian i boksit, gjermani Mario Daser, është plagosur me armë në Beograd
IMG_9225
“Ne nuk ndjehemi fajtorë, ne jemi heronj, shpëtuam 200 njerëz” – njëri nga të dyshuarit për zjarrin në Koçan
IMG_9223
Tragjedia në Koçan, Gjykata Kushtetuese shtyu seancën përgatitore për Ligjin e Gjuhëve
IMG_9221
Ademi: Në vitin 2024 Ministria e Ekonomisë nuk i ka dhënë licencë diskotekës
IMG_9212
Komuna e Tetovës i bashkohet dhimbjes së familjarëve të viktimave në Koçani
IMG_9209
Toshkovski: Bendi “DNK” i solli mjetet piroteknike në diskotekë
IMG_9206
Jep dorëheqje kryetari i Komunës së Koçanit për arsye morale