Trendy

VLEN intensifikon punën për reformimin e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor

Para 32 minuta

Liderët e VLEN, së bashku me ministra dhe deputetë, kanë zhvilluar një takim të përbashkët pune, ku në fokus kryesor ishte avancimi i reformave në sistemin e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor.

Në këtë takim u diskutua intensivisht për hartimin dhe finalizimin e tre ligjeve kyçe: Ligjit për Arsim të Lartë, Ligjit për Cilësi në Arsim të Lartë dhe Ligjit për Veprimtari Kërkimore-Shkencore. Pjesëmarrësit theksuan nevojën për një qasje të koordinuar institucionale, me qëllim krijimin e një kornize ligjore moderne dhe funksionale.

Sipas burimeve nga takimi, këto iniciativa synojnë të sjellin zgjidhje afatgjata dhe të qëndrueshme për përmirësimin e cilësisë në universitete, rritjen e transparencës dhe forcimin e rolit të kërkimit shkencor në zhvillimin e vendit.

Liderët dhe përfaqësuesit institucionalë u pajtuan se reforma në arsim është një nga prioritetet kryesore dhe kërkon angazhim të përbashkët politik dhe profesional. Ata theksuan se përmes këtyre ligjeve synohet përafrimi me standardet evropiane, rritja e konkurrueshmërisë akademike dhe krijimi i kushteve më të mira për studentët dhe komunitetin shkencor.

Në përfundim të takimit, u dakordua që puna në këto ligje të intensifikohet në periudhën në vijim, me synimin që ato të finalizohen sa më shpejt dhe të kalojnë në procedurë parlamentare.

Trending