Maqedoni

VLEN: Kuadri i Ziadin Selës dhe Ali Ahmetit i kapur në krim me bixhoz!

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

September 6, 2024, 01:09

Koalicioni VLEN përmes një komunikate me shkrim ka reaguar lidhur me arrestimin e një personi që është bërë ditë më parë në fshatin Bogovinë të Tetovës, për të cilin pretendon se është kryetari i degës së ASH-së, krahu i Ziadin Selës, në Bogovnë.

“Kur moralistët e rremë përpiqen të shesin ndershmëri, maskat e tyre bien! Derisa deputetët e Ziadin Selës janë të zëshëm në Kuvend për gjoja dislocimin e kazinove, në Bogovinë është kapur në flagrancë dhe arrestuar kryetari i degës së tyre, Safet Miftari, njëherit edhe
zëvendësdrejtor i Pyjeve të Maqedonisë”, thuhet në reagimin e koalicionit VLEN. Ky është një skandal i paparë, ku një funksionar i lartë i Frontit Europian organizon lojëra të paligjshme online”, thuhet në reagimin e VLEN-it.

Ky veprim, sipas VLEN-it, jo vetëm që përbën shkelje të rëndë të ligjit, por tregon
qartë se familjet, për të cilat partia e tij pretendon se po i mbron, në fakt janë viktima të aktiviteteve kriminale të mbështetura nga udhëheqësit e tyre.
“Ja pse deputetët opozitarë të Ahmetit dhe Selës nuk e mbështetën kërkesën për interpretim autentik të ligjit për lojërat e fatit të propozuar nga VLEN, që kishte për qëllim heqjen e lojërave të fatit nga shtëpitë. Sepse ata mbrojnë kuadrot e tyre, të zhytur deri në fyt në marrëveshje kriminale të lidhura me bixhozin.

Qytetarët të jenë të qetë. Interpretimi autentik është hapi i parë i planit të koalicionit VLEN për t’u përballur me pasojat e dëmshme të lojërave të fatit. Së shpejti, do të merremi edhe me krimin e bërë përmes vendimeve të qeverisë së kaluar dhe ish-udhëheqësve të Lotarisë Shtetërore. Brenda një afati të arsyeshëm, do të ketë edhe një ligj të ri për lojërat e
fatit, me të cilin do të zvogëlohet numri i kazinove për të paktën për gjysmë.

Pas një skandali të tillë, Fronti Europian humb të drejtën të flasë për çdo çështje që lidhet me përballjen me bixhozin, sepse vetë ata janë shkaktarët e pasojave të rënda për qytetarët, veçanërisht për të rinjtë, me qëllimin e vetëm për të mbushur xhirollogaritë e tyre me fitime nga bixhozi i paligjshëm.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_3155
UEFA Champions/ Shorti i play-offit, Real Madridi – Manchester City
IMG_2744
Zyrtare: Fabrice Tamba nënshkruan me Shkëndijën e Tetovës
IMG_2170
Musa Selimi, njeriu i sukseseve të mëdha
IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)

Më shumë nga kategoria

IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)
IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje
IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive
IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_4244
Zgjedhjet në Kosovë, Vuqiç u bën thirrje serbëve: E vetmja garanci që Kurti mos t’ju dëbojë është…
IMG_4242
Voton Ramush Haradinaj, thirrje qytetarëve: Kosova ka nevojë për votën tuaj
Policia_26-1
Aksion policor në Veles, kërkohet armë dhe municione të paligjshme
IMG_4239
Voton Albin Kurti – kandidat për kryeministër nga Vetëvendosje
IMG_3029
Digjen tre kamionë në një kompani në Zhelinë të Tetovës
IMG_4222
“Jemi miq edhe përkundër moskuptimeve”, Kurti për marrëdhënien me SHBA-në: Nuk mund të pranoj gjithçka që më kërkojnë…