Maqedoni

VLEN: Ligj të ri të lojërave të fatit që do të përgjysmojë numrin e kazinove

Autori

Autori

Portali Tetova

November 8, 2024, 10:11

VLEN në një kumtesë për media thotë se angazhimi i tyre në drejtim të shkatërrimit të bixhozit nuk është pritur fare mirë nga partia opozitare shqiptare BDI. Sipas VLEN, kjo pasi “për këta të fundit kazinot ishin shndërruar në koshiqe nga ku merrnin “mjaltë” për të blerë vota e për të mbijetuar në skenën politike”.

“Prandaj, shqetësimi i tyre është me vend, dhe po u ngjanë sepse po e bëjnë nga vendi i tyre, opozitë. Por, shumë shpejt koshiqet e BDI-së(kazinot) do të largohen me rrënjë, e BDI do të shkojë në histori. Marrëveshjet e tyre po tentojnë t’i mbulojnë përmes akuzave që për bazë kanë shpifjen. Kjo shtirje në rolin e budallait nuk është parë asnjëherë deri më tani në pluralizmin tonë politik. Dhe, nuk do mend që nuk do të kalojë me aq lehtësi, sepse VLEN nuk lejon të nënvlerësohet vetëdija e qytetarëve, që mashtrimet e tyre të fshihen pas akuzave të sajuara. Botërisht dihet se kumbari i kazionomanëve Artan Grubi ka dhënë mendim negativ për mbylljen e lojërave të fatit online, ndërsa Përparim Bajrami ka qenë ekzekutor i urdhrave të tij”.

“Lotaria shtetërore nga viti 2015, përkatësisht nga viti 2017 sipas ligjit për organizimin e lojërave të fatit, nuk kishte licencë për të kryer këtë veprimtari. Mirëpo, kjo nuk e pengoi lotarinë shtetërore që në mënyrë të paligjshme të vazhdonte krijimin e kompanive të ndryshme që merreshin me kazinotë online, investimet e të cilave arrinin në qindra milionë euro. Por me interpretimin autentik të ligjit të lojërave të fatit online, qeveria aktuale ka mbyllur plotësisht kazinotë online”.

“Ndërkaq kërkesën për interpretim autentik kanë paraqitur deputetët shqiptarë të koalicionit VLEN. Koalicioni VLEN ka Plan konkret për përballjen me pasojat e dëmshme të lojërave të fatit, i cili tashmë po zbatohet. Në sajë të atij plani ne hoqëm lojërat e fatit nga shtëpitë e qytetarëve duke mbyllur katër kompani të cilave Artani dhe Përparimi u dhanë pa bazë licenca për lojëra të fatit në internet. Do të ketë zbardhje të plotë të keqpërdorimeve në Lotari, përgjegjësi ligjore për të gjithë ata që kanë vepruar në kundërshtim me ligjin dhe një Ligj të ri të lojërave të fatit që do të zvogëlojë numrin e kazioneve për së paku përgjysmë. VLEN vazhdon angazhimin drejt përmbushjes së premtimeve dhe demaskimin e shpifjeve!”, thonë nga VLEN.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_6557
Masar Omeragiq do të jetë kryetari i shtatë i FFM-së, i treti me karrierë të suksesshme futbollistike
IMG_4268
Shkëndija mund FC Shkupin në festën e madhe të “Ballistëve” dhe “Shvercerëve” në Tetovë
IMG_4197
Festa e 28 Nëntorit bashkon tifo grupet “Ballistët” dhe “Shvercerët” në Tetovë
IMG_4045
Festat e Nëntorit bashkojnë “Ballistët” dhe “Shvercerat” në Tetovë
IMG_3945
Flamuri shqiptar valëvitet në Kampionatin ballkanik të boksit në Serbi

Më shumë nga kategoria

IMG_4045
Festat e Nëntorit bashkojnë “Ballistët” dhe “Shvercerat” në Tetovë
IMG_3945
Flamuri shqiptar valëvitet në Kampionatin ballkanik të boksit në Serbi
IMG_3714
Ndërron jetë ish-ushtari i UÇK-së, Behgjet Hetemi
IMG_3705
Piloti holandez i Red Bull-it, Max Verstappen, fiton titullin e botës në Formula 1 në Las Vegas
IMG_2712
Vëzhguesi i UEFA-s, tregon se kur do të merret vendimi për sfidën Rumani-Kosovë
IMG_2565
Sejdini njofton tërheqjen nga posti i kryetarit të FFM-së: 7 vite më të suksesshme në historinë e futbollit të RMV-së
IMG_2523
Maqedonia mbyll me fitore garat në grup, mund edhe Ishujt Faroe
IMG_6557
Masar Omeragiq do të jetë kryetari i shtatë i FFM-së, i treti me karrierë të suksesshme futbollistike
IMG_6554
Ndalohen tre persona në Shkup, dyshohen për prerje të paligjshme të druve
sweet bonanza giriş
1win
ziadin-sela-1-780x439-1 (1)
Sela: Qeveria as të mos guxojë të prek të arriturat deri tani
IMG_6547
Kremlini thotë se Putini personalisht ia dha azilin Assadit