Lajme

VLEN: Lista e zezë është e vërteta e BDI-së

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

January 27, 2025, 09:01

Koalicioni VLEN në një kumtesë për media ka reaguar në lidhje me anketën e fundit që u publikua për partitë politike. Nga VLEN thonë se “BDI ka zgjedhur të përdorë mekanizma të manipuluar për të paraqitur një iluzion të rremë se vazhdon të gëzojë mbështetje në kampin shqiptarë”.

“Pasi u futën në listë të zezë BDI filloi të humbë votuesit e anëtarësinë besnike, zgjidhja e vetme në këtë situatë të vështirë që ndodhen u ka ngelur mashtrimi përmes anketave të manipuluara. Pra, duke tentuar për t’i mashtruar e hutuar masën kanë filluar tu besojnë edhe vetë gënjeshtrave të sajuara prej tyre.

Kohëve të fundit, ka aderime masive nga gjitha partitë tjera në koalicionin më të madh shqiptarë, VLEN. E kjo krejt pasi të gjithë e kanë kuptuar që opsion i vetëm politik në kampin shqiptarë është VLEN”.

“Shqiptarët tanimë e kanë strehën e gjërë e të fortë, koalicioni VLEN reflekton vlera reale dhe përkushtim për ndryshim, përtej premtimeve boshe dhe propagandës që ka shoqëruar BDI-në për shumë vite.

E rëndësishme është që qytetarët janë të vetëdijshëm për t’i lexuar e kuptuar tentimet për manipulime të tilla dhe dihet që nuk do të lejojnë që opinionet e tyre të ndikohen nga sondazhet që tentojnë t’i manipulojnë”, thonë nga VLEN.

“Në vend të kësaj, qytetarët tanë angazhohen në analizimin e fakteve dhe veprimeve konkrete të secilit opsion politik, sidomos ndaj BDI-së e cila ishte kalbur në pushtet. Koha ka ardhur që shqiptarët të kërkojnë llogaridhënie, transparencë dhe përfaqësim të vërtetë në politikë. Ndryshimi ka nis me koalicionin VLEN që po dëshmojmë se jemi një alternativë reale për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për shqiptarët dhe për të sjellë politikën në vendin e duhur, mjet për përmbushjen e interesave kolektive”, theksojnë nga koalicioni VLEN.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_3155
UEFA Champions/ Shorti i play-offit, Real Madridi – Manchester City
IMG_2744
Zyrtare: Fabrice Tamba nënshkruan me Shkëndijën e Tetovës
IMG_2170
Musa Selimi, njeriu i sukseseve të mëdha
IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)

Më shumë nga kategoria

IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)
IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje
IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_4661
SPB Tetovë: Vajza plagos babanë e saj teksa ai ishte në gjumë
IMG_4660
Edhe Kasami kërkon dorëheqjen e Ali Ahmetit nga politika
IMG_4658
Mexhiti: Sllovenia një partner i fuqishëm drejt avancimit tonë në BE
IMG_4657
Ibrahimi viziton Institutin e Mjekësisë të Transfuzionit, takohet me drejtorin Elezi
IMG_4656
Vrasja në Çair, paraburgim për 5 persona
IMG_4654
Kapet kamioni me 1.5 milionë euro drogë në Maqedoni, hyri nga Kosova