Maqedoni

VLEN: Me Arben Taravarin po sjellim ndryshime në shëndetësi!

March 9, 2025, 11:03

Nga koalicion VLEN në një komunikatë për media, kanë deklaruar se ata me Arben Taravarin në krye të ministrisë së Shëndetësisë po sjellin ndryshime në shëndetësi.
Sipas tyre shëndetësia nuk do të jetë më viktimë e abuzimeve dhe keqpërdorimeve.
“Falë ministrit Arben Taravari, Klinika Infektive, pas dekadash të lëna në harresë, është rikonstruktuar dhe pajisur me teknologjinë më moderne. Me një investim prej 1.5 milionë eurosh, kati i parë është transformuar në një hapësirë të denjë për pacientët dhe personelin mjekësor.
Risitë kryesore që nuk kanë qenë deri dje por që sot janë të mundshme në këtë Klinikë. Analizator i automatizuar për diagnostikë molekulare – i vetmi në rajon për PCR, CRP dhe HPV. Aparat për aspirim – plotësisht i automatizuar, i pari i këtij lloji në shtet. Pajisje shtesë: EHO, elastografi ultrasonografike, gastroskop, bronkoskop, gjenerator.
Kujtojmë që, Klinika Infektive është një shembull i menaxhimit të suksesshëm dhe efikas. Prandaj, me po të njëjtin ritëm të punës e angazhimit do të punohet edhe në Klinikat tjera për të vetmen arsye që qytetarëve tanë t’i ofrojmë shërbime shëndetësore sa më cilësore.
Shëndetësia në vendin tonë që kur VLEN është pjesë e qeverisë dhe udhëheqë me dikasterin e shëndetësisë është zgjuar nga “vdekja klinike”. Por, akoma duhet të vazhdojë t’i nënshtrohet trajtimit të rëndë në mënyrë që të rregullohet plotësisht ky sistem.
Fillimi i realizimit të reformave të shumëpritura solli shpresë. Përpjekja për përmirësim ka ndikuar te pacientët, mjekët dhe i gjithë stafi mjekësor, si dhe te administratorët. Shëndetësia gjatë viteve të kaluara kishte humbur jo vetëm reputacionin e besimin, por edhe cilësinë e shërbimeve më të ndjeshme ndaj pacientëve.
Shëndetësia si hallka më e rëndësishme e funksionimit të një shteti në vendin tonë kishte kohë që kishte çaluar. Sepse, nuk investohej aspak, pra, ishte krijuar një sistem i keq i funksionimit, ku shëndetësia lihej në mjerim e politikanët mjekoheshin jashtë vendit. Kjo praktikë do të marrë fund me qeverisjen e re, Qeverinë VLEN, sepse ne po përkushtohemi të përmirësojmë sistemin e tërë shëndetësor.
Institucionet publike shëndetësore do të marrin buxhet më të madh për 100 milionë euro.

Me çka buxheti i këtij viti në institucionet publike shëndetësore do të jetë rreth 540 milionë euro. Por kjo nuk është e gjitha. Kujtojmë se pas shumë viteve është përmirësuar lista pozitive e ilaçeve me 9 ilaçe të reja. Dhe, për herë të parë në historinë e Maqedonisë së Veriut do të punësohen 1.200 specializantë të ri me vendime me çka do të plotësohet personeli mjekësorë me qëllim që qytetarët të marrin shërbime sa më cilësore shëndetësore”, thuhet në komunikatën e VLEN-it.

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_2758
Arrestohen tre futbollistë të KF Gostivarit
IMG_1810
Sonte mësohen dy gjysmëfinalistët e parë të Ligës së Kampionëve
IMG_2184
Suarez kafshon sërish – por këtë herë shokun e skuadrës
Sharri-Reagim
Reagim nga KF Sharri Gllogjë: Turp dhe skandal nga referat dhe delegati në ndeshjen BESA-K.F Sharri
IMG_1814
Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës

Më shumë nga kategoria

Sharri-Reagim
Reagim nga KF Sharri Gllogjë: Turp dhe skandal nga referat dhe delegati në ndeshjen BESA-K.F Sharri
IMG_1814
Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës
IMG_1571
Besa e fiton Gostivarin, triumfon edhe Shkëndija
IMG_1201
FIFA publikon renditjen e re, Maqedonia pa përparim
IMG_0906
Fitojnë Shkëndija dhe Voska, Struga barazon me Shkupin
IMG_0376
Referi sulmohet fizikisht në një ndeshje futbolli në Stadiumin e Tetovës
IMG_2828
VLEN drejt bashkimit në një parti të vetme politike
IMG_2825
Ndërroi jetë profesori universitar prof.dr.Asllan Bilalli
zjarrfkisat-tetove
Tetovë, kontrolle intensive nga dita e martë për pajisjet kundër zjarrit
qytetar-737x470
Qytetarët: Përmbaruesit po na rrjepin
Policia_16-780x470
Një person gjendet i vdekur në parkun e Shkupit
shba
Mijëra qytetarë protestojnë kundër Trump në të gjithë SHBA-në