Maqedoni

VLEN: Talat Xhaferi, edhe si kryetar Kuvendi edhe si kryeministër tradhtoi Universitetet shqiptare

Autori

Autori

Portali Tetova

February 28, 2024, 01:02

VLEN ka reaguar përmes një kumtese duke akuzuar Kryeministrin Xhaferi për rritjen e rrogës vetëm në Universitetin Kirili dhe Metodi, duke anashkaluar Universitetet shqiptare.

”Derisa shëtit nëpër universitetet shqiptare dhe jep deklarata pompoze me foto fejsbuku, Talat Xhaferi rrit i rrogat vetëm universitetit ku ka më pak se 1 përqind shqiptarë, pra “Shën Qirilit dhe Metodit” në Shkup, edhe atë jo më pak se 22 për qind për muajt janar dhe shkurt dhe afro 40 përqind pas rritjes së rrogës miniimale në muajin mars.

Për të qenë ironia më e madhe edhe ministri i arsimit dhe shkencës është shqiptar, por edhe ministri i Financave, ndërkohë përpos zhurmës që BDI bëri se po vjen kryeministri shqiptar, nuk shifet asnjë ndryshim pozitiv në horizont.

Sipas kumtesës së Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, “me këtë fillon plotësimi i detyrimit të shtetit i cili del nga marrëveshja kolektive individuale i këtij institucioni të arsimit të lartë të nënshkruar më 29.12.2022, ndërsa i cili do të fillojë të zbatohet prej datës 1.1.2024″, dhe pikërisht këtu fshihet e vërteta se Talat Xhaferi si kryetar kuvendi si themelues i universiteteve shtetërore ka nënshkruar marrëveshje vetëm me UKIM, dhe jo edhe me 5 universitetet tjera shtetërore, ndërsa edhe si kryeministër po ‘luan të njejtën valle’, llafe për shqiptarët dhe rroga më të mëdha për maqedonasit.

Ndryshe 5 universitetet publike, Nënë Tereza, USHT, Universiteti i Shtipit, i Manastirit dhe i Ohrit, kanë dërguar kërkesë që kryetari i ri i Kuvendit të përmirësojë padrejtësinë e Xhaferit dhe rritja të vlejë edhe për 1300 të punësuar në këto universitete, bashkë me 3000 të UKIM-it” – thuhet në kumtesën e VLEN. /tetova1/

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_2234
Zyrtare: Berat Imeri, trajner i ri i Besës së Dobërdollit
IMG_2093
Maqedonia kërkon të vazhdojë tradita dhe të arkëtojë pikë të reja ndaj Letonisë
IMG_2045
Gruda: Gjermaninë e zgjodha me zemër edhe pse prindërit i kam shqiptarë
IMG_1939
Kthehen ndeshjet e Ligës së Kombeve, Maqedonia në Riga kërkon fitore ndaj Letonisë
IMG_1851
Nga Dizhoni i Çairit në Kombëtaren Shqiptare, Feta Fetai ose “Modriç” i ri thirret nga Silvinjo

Më shumë nga kategoria

IMG_1939
Kthehen ndeshjet e Ligës së Kombeve, Maqedonia në Riga kërkon fitore ndaj Letonisë
IMG_1851
Nga Dizhoni i Çairit në Kombëtaren Shqiptare, Feta Fetai ose “Modriç” i ri thirret nga Silvinjo
IMG_1740
Ronaldo e mposht Messin “Pa balotazh”
IMG_1715
Trajneri i Serbisë e vlerëson lart Xhakën: Është një lojtar i madh
IMG_1466
Shkëndija ankohet për duelin me Sileksin, pyet publikisht çfarë ka Stavrevi kundër tyre?
IMG_2242
Erdogan: Marrëdhëniet me Serbinë, të shkëlqyera
IMG_2237
Mexhiti: VLEN-i është shumë më kompakt se BDI-ja
IMG_2234
Zyrtare: Berat Imeri, trajner i ri i Besës së Dobërdollit
IMG_2233
Shqiptarja shpallet “Miss Liberty 2025” në New York
IMG_2232
32-vjeçari nga Maqedonia arrestohet në Kroaci: Pa patentë shoferi shkakton aksident trafiku
IMG_2228
TURQIA NË SHOK: Restoranti i njohur ka vendosur fshehurazi MISH DERRI në produktet e tij

DIASPORA