Koalicioni VLEN përmes një press konference edhe sot ka hudhur akuza ndaj SPB në Tetovë se i ndihmon krimit fal mosfunksionimit apo mosveprimit të qëllimshëm.
“Qytetarët e Tetovës për çdo ditë e më tepër ndjehen më pak të sigurt. Ata janë tepër të shqetësuar për kaosin që rritet vazhdimisht, falë mosfunksionimit ose po mosveprimit të qëllimshëm të Sektorit të Punëve të Brendshme në Tetovë. Tema kryesore të cilat diskutohen mes tetovarëve janë arratisja nga burgu e personave të rrezikshëm dhe të dënuar për vepra të rënda kriminale” thuhet në presskonverencën e koalicionit VLEN.
Sipas VLEN ka të shtëna me armë në mes të rrugëve të qytetit, të shtëna me armë nëpër tubime, aksidente dhe kaos nëpër qytet, e deri më tani asnjë masë për parandalimin e tyre dhe izolimin e personave të rrezikshëm. “Po ashtu, ka edhe rritje të madhe të dhunës në familje dhe dhunës ndaj gruas, por edhe këtë raste që denoncohen në polici aspak nuk trajtohen nga SPB-Tetovë, e as nga institucionet tjera përkatëse të pushtetit qëndror” deklarojnë nga VLEN
VLEN thotë se policia nuk është organ partiak, por është institucion që duhet të kujdeset vetëm prë sigurinë e qytetarëve nga të cilët edhe paguhet. Ndërsa ne sot, u dërgojmë apel të gjithë qytetarëve të Tetovës që të mos u nënshtrohen kërcënimeve të policëve partiak. Ndërsa nënave dhe motrave tona u bëjmë apel që të mos dorëzohen e mos frikësohen sepse ndryshimi që VLEN po vjen dhe me 24 prill dhe 8 maj këtyre veprimeve komuniste do tu vijë fundi së shpejti.